Vrasja e Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit në Elbasan, SPAK çon për gjykim autorët Euglen Halilajn dhe Xhuljano Hoxhën

SPAK ka çuar për gjykim Euglen Halilajt dhe Xhuljano Hoxhën me akuzën për “Vrasja me paramendim", "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal",  për vrasjen e Rigels Runaj më 29 Korrik 2020 në lagjen "Emin Matraxhiu” dhe vrasjen e Emiljano Ramazanit më 20 Korrik 2020 në lagjen "28 Nëntori", Elbasan.

Euglen Halilaj dhe Xhuljano Hoxha, për të dyja vrasjet, akuzohet nga SPAK se kanë bashkëpunuar mes tyre, por edhe me persona të tjerë, ku vijojnë hetimet për kapjen e tyre.

Regis Runajt u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të Elbasanit, mbrëmjen e 29 korrikut 2020. Dy autorët dyshohet se kanë konsumuar lëndë narkotike bashkë me viktimën e më pas e kanë goditur me thika.

Policia e shtetit tregoi provat që fajësojnë Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halilin për vrasjen e Regis Runaj. Këta dy persona dyshohet se janë përfshirë edhe në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit, ngjarje kjo e ndodhur më 20 korrik. Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin ndërsa u vranë njëri-pas tjetrit brenda 9 ditësh në Elbasan. 

 "Truri" i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik ishte 34-vjeçari Erion Alibej! 34-vjeçari ishte organizatori dhe porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan. Uniformat blu bënë arrestimin e tij në 18 shtator të 2020, ndaj të cilit më pas është caktuar edhe masa e sigurisë "Arrest me burg".

NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme me datë 05.11.2021 ka përcjell në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për kalimin për gjykim dhe aktet e proçedimit penal Nr.238/1 viti 2021, ndaj të pandehurve:

1. Xhulian Hoxha, i akuzuar:

Për krimin e vrasjes në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, parashikuar si "Vrasja me paramendim" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga nenet  78/2, 278/3 të Kodit Penal;

Për krimin e vrasjes së Rigels Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen "Emin Matraxhiu", në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan, parashikuar si "Vrasja me paramendim", parashikuar nga neni 78/2 të Kodit Penal ;dhe në të dy krimet duke bashkëvepruar dhe me të tjerë persona nën hetim në formën e veçantë të bashkëpunimit "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal", të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.

2. Euglen Halili, i akuzuar :

Për krimin e vrasjes në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, parashikuar si "Vrasja me paramendim" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga nenet 78/2 dhe 278/3 të Kodit Penal;

Për krimin e vrasjes së Rigels Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen "Emin Matraxhiu", në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan, parashikuar si "Vrasja me paramendim", parashikuar nga neni 78/2 të Kodit Penal ;dhe në të dy krimet duke bashkëvepruar dhe me të tjerë persona nën hetim në formën e veçantë të bashkëpunimit "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal", të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.

Ndërkohë vazhdojnë hetimet ndaj personave të tjerë të përfshirë si autorë të mundshëm në këto ngjarje kriminale.

Euglen Halili

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja