VLORË- Renato Hoxhaj alias Fredi Hoxhaj u përcoll në banesën e fundit këtë të hënë, ndërsa hetuesit vazhdojnë të sekuestrojë kamera sigurie në zonë. Ai ishte i papunë, jetonte në kushte të vështira dhe nuk kishte asnjë precedent penal. Policia ende nuk ka identifikuar vrasësin, i cili mendohet se veproi i vetëm mëngjesin e së dielës.
Lagjia Hajro Cakërri ku banonte viktima është kthyer vitet e fundit në shesh ndërtimi siç shihet dhe në pamje. Vetëm pak metra nga banesa e 58-vjeçarit gjendet një pallat ku çmimet e apartamenteve shkojnë në 1500 euro për metër katror.
Mësohet se 58-vjecari kishte punuar pak kohë si roje në këtë objekt, punë të cilën e kishte lënë para një viti. Po sipas burimeve, një kamera sigurie ka filmuar autorin, të maskuar me kapele e shall, që ka ardhur nga kodra, sipër banesës, e ka qëlluar Hoxhajn me 4 plumba pistolete dhe është larguar në shtegun e mbuluar nga bimësia drejt kodrës “Kusum Baba” që njihet si vendi i shenjtë i bektashinjve.
Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 5 persona, mes tyre bashkëjetuesen e tij. Ajo tha për mediat se viktima nuk kishte shprehur shqetësime për konflikte të mundshme por ditët e fundit qëndronte i heshur.
Në media qarkullojnë informacione se viktimës i kishin kërkuar truallin e banesës për ndërtim, por nuk kishte gjetur dakordësinë. Gjithsesi policia e Vlorës nuk e konfirmon zyrtarisht këtë pistë hetimi dhe as nuk ka deri në publikimin e këtij lajmi persona të shoqëruar apo të dyshuar për krimin e rëndë.
Klodiana Rakipaj, bashkëjetuesja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i vrarë mëngjesin e së dielës në Vlorë, ka folur pas ngjarjes së rëndë.
Ajo tregon momentin fatal, teksa thotë se ka qënë në banesë me 58-vjeçarin përpara se ai të vritej.
Më pas ai ka dalë nga shtëpia për të pirë kafe. Pak momente më vonë Rakipaj ka dëgjuar të shtëna, por i ka kujtuar si fishekzjarre. Kur ka dalë nga shtëpia, shprehet se ka parë trupin e pajetë në shesh dhe të mbuluar më gjak.
“Kam bërtitur me të madhe dhe kam kërkuar ndihmë. Më pas kur kur nuk mora ndihmë, zbrita më poshtë dhe lajmërova policinë. Jam e terrorizuar”, ka thënë ajo.
Rakipaj deklaron se Renato ishte njeri pa probleme dhe se 'nuk ka djeni për ndonjë konflikt të mundshëm të tij apo mosmarrëveshje pronësie dhe probleme në familje'.
Pak momente përpara ngjarjes, Rakipaj tregon se viktima 'qëndronte i heshtur dhe nuk fliste shumë'.
Ajo përfundon duke thënë se edhe sot është pa një banesë, sepse nuk mund të jetojë në shtëpinë e 58-vjeçarit pas asaj që ndodhi dhe pa. Ajo është pastrehë dhe s’ka ku të jetojë
Komente


Bej deputietin o Ervin Hoxha. Ti je bufi i pulave jo Saliu
Përgjigju