TIRANE- Vëllezërit Alban dhe Leli Shkreta teksa janë kthyer nga Serbia janë futur nga komshiu i tyre Xhelal Poleshi në një pritë të armatosur nga vëllezërit Llani. Jetmir dhe Muharrem Llani kanë qëlluar plot 52 herë me dy automatikë në drejtim të vllezërve Shkreta, duke lënë të vdekur në vend Alban Shkretën dhe plagosur me dy plumba vëllain tjetër.
Furia e zjarrit ka nisur pas një mesazhi të Jetmir Llanit për të dy vllezërit Shkreta, “…Mi bëj të fala djalit…” dhe pas kësaj breshëritë e kallashnikovit i kanë marrë jetën njërit prej vëllezërve.
Për këtë vrasje, prokurori Shkëlzen Cena i ka paraqitur konkluzionet e tij prej 20 faqe para gjykatës së Tiranës, duke kërkuar dënimin me nga 25 vite burg për të dy vllezërit Llani. Teksa prokurori i Laçit, lexonte pretencën në sallën e gjyqit mungonin dy të pandehurit.
/Shqiptarja.com