Silvana Beqiraj u largua nga Shqipëria për në Francë, vetëm për të gjetur e vdekur në një kanal katër vjet më vonë. Familja e saj do përgjigje.
Në një ditë vjeshte në shtator të vitit 2014, trupi i një gruaje u gjet në një kanal Lunel, në qytetin Montpellier në Francë. Policia franceze fillimisht supozonte se ajo ishte mbytur. Nuk kishte shenja dhune, por lakuriqësia e saj ishte shkaku i shqetësimit.
Trupi i pajetë ishte e një shqiptare të quajtur Silvana Beqiraj, e cila ishte me origjinë nga fshati Ndërmenas i Fierit. Si një nënë e divorcuar me dy fëmijë, ajo emigroi për në Francë duke lënë fëmijët me prindërit e saj. Një tjetër fierake, Bukurie Ekmazi, kishte lënë Shqipërinë për të jetuar me Silvanën në Francë në vitin 2011, e cila identifikoi edhe trupin e Beqiraj.
“Ajo na tha se kishte shkuar atje për t'u kujdesur për një grua të moshuar", thotë babai i Silvanës, Mehmet Beqiraj.
Një hetim vrasje u hap në Francë sapo u zbulua se Silvana ishte përfshirë në prostitucion në Montpellier, por familja ende nuk e ka idenë se çfarë ka ndodhur me të. Shkaku i saktë i vdekjes nuk është vërtetuar kurrë nga policia mjeko-ligjorët, dhe deri më sot askush nuk është arrestuar ose akuzuar.
Familja e Silvanës nuk pranon se vajza e tyre ishte përfshirë në një trafikim prostitucioni.
"Ajo na dërgonte shumë para. Nëse ajo do të kishte një tutor, nuk do ta lejonte që të na dërgonte para" thotë vëllai i saj.
Megjithatë provat tregojnë ndryshe.
Vëllai i saj thotë se “personi që mori Silvanën në Francë ende jetonte në fshat”.
Pak ditë pasi dëgjuan për vdekjen e të bijës, familjarët shkuan në Montpelie, në Francë për të takuar policët që ishin marrë me hetimet.
"Konsullata shqiptare në Francë më siguroi vetëm një përkthyes dhe asgjë tjetër. Unë u trajtova keq dhe ata më injoruan mua", thotë i ati i Silvanës.
Trupi i Silvanës u mbajt në Francë për shtatë muaj. Kur u lirua, familja u lajmërua se do të kushtonte 6 mijë euro për ta transportuar atë në Shqipëri.
Jeta në fshat nuk ishte e lehtë për Silvanën. Si për shumë gra nga komunitetet tradicionale shqiptare, ajo u martua kur ishte vetëm 20 vjeçe.
Pas pesë vitesh martesë, Silvana u divorcua dhe u kthye në shtëpinë e familjes me fëmijët e saj.
Është e pamundur të thuhet saktësisht pse Silvana pranoi të shkonte në Francë. Por ajo që dihet për trafikimin e grave nga Shqipëria është se ata premtohen për një jetë më të mirë.
Fëmijët e Silvanës gjithashtu ishin të vetëdijshëm se nëna e tyre ishte trafikuar në Francë.
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com










