Vrasja e shqiptarit në Mitrovice
Presidenca: Të kapen autorët

Vrasja e shqiptarit në Mitrovice<br />Presidenca: Të kapen autorët
PRISHTINE- Është përcjellur për në banesën e fundit Selver Haradinaj, i vrarë dje në mëngjes në një sulm me mjet eksplodues në banesën e tij në veri të Mitrovicës. Pas varrimit, Bashkëshortja e viktimës Selver Haradinaj, u shpreh shumë e zhgënjyer me institucionet e rendit dhe ato qeverisëse të Kosovës, të cilat sipas saj, asnjëherë nuk kanë treguar interesim për familjen e saj që ka jetuar nën frikë dhe trysni të vazhdueshme në veri të Mitrovicës, shpesh edhe pa bukë.

"Si te jetoj une, ma vranë burrin, me lanë katër fëmijë jetima, cfare shteti eshte ky" u shpreh ajo duke qarë.

Edhe Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës dënoi sulmin me mjet shpërthyes, në banesën private, në lagjen e Tre Rrokaqiejve në Mitrovicë, ku mbeti i vrarë kryefamiljari dhe u lënduan 4 të tjerë.

”Aktet e këtilla të dhunshme dhe sulmet janë të papranueshme dhe nuk i kontribuojnë stabilitetit të vendit. Ato pengojnë përpjekjet e vazhdueshme për vendosjen e rendit dhe të qetësisë në gjithë Republikën së Kosovës dhe në veçanti në pjesën veriore të territorit të saj.”- thuhet në njoftimin për shtyp.

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës kërkon nga institucionet përgjegjëse që të kapin autorët e këtij incidenti dhe t’i vënë ata përpara drejtësisë.

Në varrezat e qytetit të Mitrovicës u varros dje pasdite Selver Haradinaj, i vrarë. Zyrtarë komunalë, deputetë, familjarë, të afërm, miq dhe shokë, si dhe shumë bashkëqytetarë, i dhanë lamtumirën e fundit, duke dënuar ashpër vrasjet e shqiptarëve në veri, të kryera me motive të qarta të spastrimit etnik të veriut të Kosovës.
(rg/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës