Vetëm 9 sekonda dhe dy të shtëna iu deshën 68-vjeçarit në Pire për t’i marrë jetën 39-vjeçarit shqiptar që jetonte në Greqi.
Mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda nga vendngjarja, ku u vra me armë gjahu shqiptari Brigen Limka.
Sipas dëshmitarëve ai u ekzekutua nga një shtetas grek, pas një konflikti për një vend parkimi. Po sipas tyre, autori njihej si person problematik, ndërsa pasi ka kryer vrasjen, është ngjitur qetësisht sërish në banesën e tij.
“Mes tyre pati debat. Autori u ngjit në banesën e tij mori pushkën dhe pasi e qëlloi tha; “tani mbarova me ty”. Ai njeri kishte sjellje të çuditshme”, është shprehur një dëshmitare.
Gjithashtu një tjetër thotë se autori i vrasje shkaktonte shpesh probleme dhe debatonte me fqinjët edhe për gjëra të parëndësishme.
“Autori krijonte vazhdimisht probleme në parking. Shumë herë hidhej mbi makina dhe nuk ngrihej dhe sot mori pushkën dhe kishte një problem me parkimin sepse banonte pikërisht sipër. Ai jetonte vetëm. Viktima nuk ka qenë kurrë problem. E dëgjuam duke thirrur për ndihmë dhe më pas dëgjuam të shtënat. Ai thirri fëmijët nga parkingu ngjitur. Pati dy të shtëna. Njëra në kokë, tjetra në fytyrë. Viktima ka tre fëmijë të mitur. Ajo që pashë ishte tronditëse. Policia mbërriti pas dhjetë minutash. Autori ishte mbyllur në shtëpinë e tij”, tha një dëshmitar.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
15.6%
-
Jo
76.8%
-
Jam i/e dyzuar
7.6%
Vota total: 2437
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 18-vjeçari
16 Mars, 20:16
-
Sistem i ri kundër raketave dhe dronëve, Greqia miraton projektin 4 miliardë euro
16 Mars, 17:27
-
E rëndë në Greqi/ 17-vjeçarja përdhunohet në grup nga 5 persona, 10 të arrestuar për ngjarjen
15 Mars, 15:30
-
Shqiptari i dënuar për vrasjen e avokatit grek mbyllet brenda qelisë në burgun Malandrinos të Greqisë, policia hyn me forcë dhe gjen telefon të djegur (EMRI)
13 Mars, 14:30
-
VIDEO / Rama pret ambasadoren e SHBA-ve në Greqi, e besuara e Trump! Mediat greke: Arsyeja e vizitës, mundësia e ndërtimit të një terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror
12 Mars, 21:29
-
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin frikën për çmimet, Greqia vendos kufi për fitimet e karburanteve dhe supermarketeve, Mitsotakis: Nuk tolerojmë abuzime
11 Mars, 19:25
-
Goditet organizata greko-shqiptare e trafikut në Greqi, 219 kg kanabis kapen në Portin e Pireut!
11 Mars, 16:48
-
Tërmeti shkund Greqinë, lëkundjet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter ndihen edhe në Shqipëri! Njerëzit dalin në rrugë të frikësuar
8 Mars, 08:07
-
Jakin Marena: Beleri, Meta, Berisha dhe pse po përdoren ‘Deti’ e 21 janari tani?!
6 Mars, 19:27
-
Vrau dhe murosi të dashurën shqiptare, Prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për autorin
6 Mars, 11:57
-
Peleshi takon ambasadoren greke: Emigrantët shqiptarë dhe minoriteti grek ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi!
4 Mars, 14:13
-
Tre vite nga tragjedia hekurudhore në Tempi, Greqia në protestë! Humbën jetën 57 veta mes tyre dhe i riu shqiptar
28 Shkurt, 15:06