Vrasja e shqiptarit në Itali, Shkëlzen Keçi pagoi një vrasës me pagesë nga Napoli për ta ekzekutuar

Mediat italiane publikuan detaje të reja nga vrasja e shqiptarit Elson Kolaveri, i cili u ekzekutua më 18 gusht 2022 në zonën e Pizas për shkak të larjes së hesapeve. Gazeta “Il Terrano” shkruan se porositësi i krimit është Shkëlzen Keçi i cili dyshohet se ka dashur të marrte hak për vdekjen e vëllait Gent Keçi. Ai ishte plagosur rëndë në vitin 2014 nga Elson Kolaveri në komisariatin e Mamurrasit, por humbi jetën disa vite më vonë. Kalaveri, nga Thumana, asokohe 27-vjeç, qëlloi me plumb në kokë Gent Keçin, pronar i një lokali me muzikë 'live' në afërsi të Rinasit.

Sipas medias italiane, porositësi i krimit për hakmarrje në Itali, ka pasur si bashkëpunëtor një 40-vjeçar shqiptar që kishte pasur debate e konflikte me Kalaverin për një borxh droge. Bashkëkombasi ka arritur ta bindë 36-vjeçarin Kalaveri për t’u takuar ku në fakt e priste skuadra e vrasëse për ta ekzekutuar e përbërë nga tre persona napoletanë, vrasës me pagesë, një 26-vjeçar dhe 45-vjeçar që kanë qëlluar me armë, dhe një 30-vjeçar në rolin e ndihmësit.

 Më 18 gusht 2022, viktima arriti në Sasso Pisano rreth orës 17:00 ku u takua në një lokal me 40-vjecarin që shërbeu për ta future në kurth. Kalaveri ishte në shoqërinë e një shqiptari tjetër që po drejtonte makinën e cila bllokohet papritur nga një automjet që i doli para dhe menjëherë filloi sulmi.

Dy prej vrasësve qëlluan me armë të ndryshme ndërsa drejtuesi i makinës ku ndodhej Kolaveri tentoi të largohej drejt një picerie, por gomat ishin çarë dhe objektivi ishte qëlluar për vdekje. Porositësi i kësaj ngjarje, Shkëlzen Keçi u arrestua në Fushë Krujë dhe pritet të ekstradohet në Itali. Pjesa tjetër e autorëve të atentatit u prangosën në Itali ku hetimet po vazhdojnë. Zëvendësprokurori Giancarlo Dominijanni gjatë paraqitjes së rezultateve të hetimit përmendi dy nënoficerë të cilët ndihmuan zbardhjen e rastit. I pari, togeri Davide Scarso, i cili vdiq në moshën 54 vjeçare në dhjetor dhe tjetri ishte toger Antonio Cafici i cili doli në pension gjatë hetimeve.

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ I dehuri shkatërron parukerinë me sende të forta, Policia e shoqëron! Të panjohura motivet (VIDEO)

Pogradec/ I dehuri shkatërron parukerinë me sende të forta, Policia e shoqëron! Të panjohura motivet (VIDEO)