Ekzekutimi i shqiptarit në Selanik, autori flet në polici: Shpëtim Bajrami më kërcënonte se do më vriste! Gjykata e lë në burg

Gjykata e Selanikut la sot (15 korrik 2023)  në burg 45-vjeçarin e dyshuar për vrasjen e shqiptarit Shpetim Bajrami në Selanik, një ditë pas vetëdorëzimit.

Ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje, duke iu referuar edhe një thike të gjetur në banesën e tij. Para daljes në gjykatën e Selanikut, ai ka dëshmuar për ngjarjen e rëndë duke pretenduar se ishte kërcënuar nga viktima disa herë radhazi.

Autori i cili dyshohet se është nga Elbasani, është shprehur para policëve, se ai kurrë nuk kishte mbajtur armë, por e bleu një të tillë pasi ishte kërcënuar kohët e fundit nga 50-vjeçari.

“Kohët e fundit kam marrë kërcënime serioze për jetën nga Shpëtimi. Në dy raste kemi pasur sulme të dhunshme ndaj meje. Edhe jashtë karburantit jam sulmuar prej tij”, citohet të ketë thënë 45-vjeçari në polici, në prani edhe të avokatit grek Thanasis Alexopoulos.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 12:35 të 13 korrikut 2023 në afërsi të një karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut, ndërsa kamerat filmuan momentin kur Shpetim Bajrami u rrëzua përtokë, pasi qëlloi me një zinxhir metalik 45-vjeçarin brenda makinës, e më pas, drejtuesi i mjetit u kundërpërgjigj me armë zjarri pa dalë nga automjeti. Bajrami  u ekzekutua me 3 plumba.

Sipas mediave greke, që i referohen policisë, shkak i konfliktit mes dy shqiptarëve dyshohet se kanë qenë çështjet financiare.Ata kishin precedentë penalë, dhe njiheshin me njëri-tjetrin, madje para ngjarjes, ishin ulur së bashku në një lokal të zonës ku ka nisur debati.
Pas konfliktit në lokal dy personat janë ndjekur dëerisa 45-vjeçari, baba it re fëmijëve, ka ndalur makinën në pikën e karburantit. Kamerat kanë treguar momentin kur 50-vjeçari i afrohet autorit dhe tenton ta godasë nga dritarja e pasagjerit. Më pas 45-vjeçari e qëllon - nga brenda makinës duke e lënë të vdekur në vend me tre plumba në shpatull dhe gjoks.
Pas vetëdorëzimit 45-vjeçari ka treguar në polici edhe vendndodhjen e armës së krimit ndërsa pritet të përballet me prokurorinë për procedurat e hetimit me akuzën e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje. Mediat greke shkruajnë se autori dhe viktima ishin të skeduar më parë për çështje droge.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:50
EMRI + FOTO/ Ekzekutimi i shqiptarit në Selanik! Zbulohet identiteti i autorit, ja kush është 45-vjeçari shqiptar

1689436118_lal.jpg

Është identifikuar 45-vjeçari shqiptar i cili dyshohet se vrau bashkëatdhetarin e tij, Shpëtim Bajramin, në Greqi. Ai është Leonard Refik Kurti ku dyshohet se është nga Elbasani i cili është paraqitur ditën e sotme para gjykatës në Selanik.

Ditën e djeshme Kurti është vetëdorëzuar tek autorietet greke, i cili ka rrëfyer ngjarjen, duke zbuluar se konflikti kishte vazhduar për shkak të një sasie parash.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 12:35 të 13 korrikut 2023 në afërsi të një karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut, ndërsa kamerat filmuan momentin kur Shpetim Bajrami u rrëzua përtokë, pasi qëlloi me një zinxhir metalik 45-vjeçarin brenda makinës, e më pas, drejtuesi i mjetit u kundërpërgjigj me armë zjarri pa dalë nga automjeti. Bajrami u ekzekutua me 3 plumba.

Ora 13:36
FOTO/ Del para gjykatës i arrestuari për vrasjen e Shpëtim Bajramit në Selanik

1689421014_greqivrasjebajrami.jpg

Doli sot para gjykatës në Selanik 45 vjeçarit të arrestuar për vrasjen e shqiptarit Shpëtim Bajrami më 13 korrik 2023 përpara një pike karburanti.  

Ai është shoqëruar në gjykatë me pranga në duar dhe ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje, duke iu referuar edhe një thike të gjetur në banesën e tij.

Para daljes në gjykatën e Selanikut, ai ka dëshmuar për ngjarjen e rëndë duke pretenduar se ishte kërcënuar nga viktima disa herë radhazi.

Autori i cili dyshohet se është nga Elbasani, është shprehur para policëve, se ai kurrë nuk kishte mbajtur armë, por e bleu një të tillë pasi ishte kërcënuar kohët e fundit nga 50-vjeçari.

 

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja