Vrasja e Tauland Beqiraj, lihet në burg Skerdian Gabrani, një nga 3 autorët e dyshuar! U vetëdorëzua në polici 3 ditë më parë

Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë "arrest me burg" për Skerdian Gabranin, i cili është një nga të dyshuarit e vrasjes së Tauland Beqirajt.

Gabrani u vetëdorëzua në drejtorinë e Policisë së Vlorës 3 ditë më parë, pasi qëndroi i fshehur në qytetin e Vlorës pas ekzekutimit të Beqiraj, ngjarje e ndodhur më 3 mars të këtij viti.

Për ngjarjen është lënë në burg edhe Hans Andi Jonusi, i cili akuzohet  akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Tauland Beqirajt në Vlorë. Ai ka pasur rolin e shoferit që ndihmoi 2 autorët e dyshuar, Skerdjan Gabrani e Elton Hajnaj të largoheshin.

Si ndodhi ngjarja? Nga sa është raportuar, shkak ka qenë një borxh i pakthyer nga viktima. Ditën e vrasjes, Tauland Beqiraj fillimisht ka debatuar me autorët në një lokal, pasi njëri prej tyre i ka kërkuar borxhin. Si përgjigje Beqiraj u ka thënë se lekët s’ka për t’ua dhënë, madje ka kaluar në sharje dhe kërcënime duke u treguar armën që kishte në brez. Pas kësaj, Beqiraj është larguar me një makinë me xhama te zinj dhe ka shkuar në rrugën transballaknike i shoqëruar nga dy persona. Pasi ka ecur rreth 10 metra në këmbë, Beqiraj i është afruar automjeti tip Ford me tre autorët brenda, ku nga pamjet e sekuestruara nga policia duken dy persona që zbresin nga Fordi dhe një prej tyre e qëllon me kallashnikov por ende nuk është identifikuar se kush prej tyre ka qëlluar. Pas breshërisë se kallashnikovit janë dëgjuar edhe të shtëna me pistoletë dhe grupi hetimor ka dyshime se shokët e Beqirajt janë kundërpërgjigjur me duke qëlluar 3 herë në drejtim të Fordit. Tauland Beqiraj ishte liruar dy herë nga burgu, i arresuar për shkak të një sherri të armatosur në shkurt të 2018-ës. Në atë kohë, Report TV transmetoi pamjet ekskluzive, nga ku mbetën të plagosur tre persona.

1621682474_SkerdianGabrani.jpg

Autori i dyshuar Skerdian Gabrani

1621682490_603ff5cecd4bb780001.jpg

Tauland Beqiraj

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri Kates: 22/05/2021 21:58

    Iku dhe ky u be pentito.Ja futi Andit dhe Manes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja