Vrasja e Tauland Beqirajt në Vlorë, dënohet me 21 vite burg në mugesë autori Elton Hajnaj

VLORË- Elton Hajnaj u shpall fajtor për vrasjen e Taulant Beqirajt, ngjarje kjo e ndodhur më 3 Mars 2021 në rrugën transballkanike të Vlorës. Trupi gjykues i përbërë nga Enkel Peza dhe anëtarë Herila Çela dhe Hektor Sinanaj  dha 21 vite burgim por përmes gjykimit të shkurtuar shkon në 19 vite. Dënimi është dhënë në mungesë, pasi që prej datës 10 marsit të vitit të shkuar, Hajnaj vijon të jetë në kërkim policor.

Ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij Hans Jonuzaj dhe Skerdjan Gabrani që gjenden pas hekurave u dënuan përkatësisht me 4 dhe 6 vite burgim, por që do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar me uljen e 1/3 Së dënimit. Gjithashtu u dënua për armë pa leje Sali Zeneli, mik me viktimën i cili u kap në vendngjarje.1649840725_beqirajhajnaj.jpg

Viktima Tauland Beqiraj dhe autori Hajnaj

Si ndodhi ngjarja? Shkak për konfliktin që çoi në ekzekutimin e Beqirajt dyshohet një borxh prej 35 mijë eurosh. Viktima dyshohet se kishte detyrim ndaj palës tjetër lidhur me shitjen e një automjeti tip “Benz-Mercedez”, për të cilin refuzonte të dorëzonte pagesën. Kujtojmë se ngjarja kriminale e një viti më parë ka ndodhur përballë Gjykatës së Apelit Vlorë, teksa viktima po ecte në rrugë, ndërsa autori zbriti nga një makinë me xhama të zi dhe e qëlloi për vdekje. Beqiraj ishte person me precedent penal i përfshirë në disa ngjarje kriminale. 31-vjeçari përdorte disa identitete, ai njihej edhe si Taulant Beqiraj, edhe si Taulant Manaj.

Dënimi

1649842479_SkerdjanGabran.jpg

Dy bashkëpuntorët Skerdjan Gabrani dhe Hans Jonuzaj

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë