Vrasja e 22-vjeçarit në Tiranë për një karikues celulari ka tronditur miqtë dhe të afërmit e tij.
 
Njëri prej tyre është edhe kandidati për deputet i LSI-së, Klevi Pojana, i cili përmes një postimi në Facebook tregon miqësinë me Marvi Mihalin, ndërsa shprehet se siguria është në nivele alarmante.
 
Banaliteti dhe vulgariteti ne nje shoqeri ne krize po prodhon krime te frikshme! Jetojme ne nje kohe kur vlera e jetes eshte e paperfillshme dhe siguria ne nivele alarmante’.
 
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 e mbrëmjes së djeshme, ku pranë stadiumit "Selman Stërmasi", pas një sherri me dy grupesh të rinjsh, humbi jetën në spital Marvi Mihali, pasi u plagos me thikë.
 
Policia ka arrestuar si autor të ngjarjes Eugen Bitrajn si dhe ka vënë në pranga si bashkëpunëtorë në krim Dejvi Bitraj,19 vjeç, Kridens Alla,19 vjeç, Marsel Alla, 23 vjeç, të tre banues në Tiranë. 

Postimi i plotë
”Diten sot ma prishi mbremja e djeshme!
Po krahasuar me mua eshte e pallogaritshme humbja e shokeve, miqve dhe familjareve te Marvit qe dje ju mor jeta ne menyren me monstruoze!
Me Marvin perveç moshes me lidhte dhe shoqeria e perbashket e krijuar ne gjimnazin ‘Partizani’ ku te dy kemi qene nxenes ne klasa paralele!
I qete, i qeshur dhe me nje pamje gjithmone pozitive se mbaj mend te jete perfshire ndonjehere ne incidente apo probleme ne shkolle ndaj ajo qe ka ndodhur dje, jo vetem qe nuk me gjen nje arsyetim ne koke por perkundrazi me shton akoma me shume mellefin e merzine per kohen dhe shoqerine ku jetojme!
Nje 22 vjeçar u vra, nga disa te rinj qe ne rastin me te mire se dine se çfare kane bere, per nje karikues celulari!
Banaliteti dhe vulgariteti ne nje shoqeri ne krize po prodhon krime te frikshme!
Jetojme ne nje kohe kur vlera e jetes eshte e paperfillshme dhe siguria ne nivele alarmante!
Vrasesit u kapen ne kohe rekord!
Ky mund te jete nje justifikim i mire per nje shtet qe si mbron dot qytetaret e tij!
Por pavaresisht ketij aspekti duhet thene se faji me i madh qendron tek ne, tek te gjithe ne qe perbejme shoqerine shqiptare!
Tek edukimi i dobet i te rinjeve ne familje dhe shkolle!
Tek vleresimi i antivlere qe i kemi bere materies!
Tek mungesa e besimit dhe mosnjohja e hyjnores!
Te gjithe ne sot jemi ne krize dhe viktima te nje shoqerie te ndertuar keq e te semure!
Sa me shpejt te reagojme dhe te mundesojme kurimin e saj aq me e bukur dhe me e mire do te jete e nesermja!
E ne fund mund te themi se te Zotit jemi dhe tek ai do te kthehemi!
Te qofte i lehte dheu Marvi! Zoti te perfshifte ne meshiren dhe miresine e tij!
” shkruan ai.


dy.b/shqiptarja.com