Gjykata e Tiranës la në burg Albano Kusin, i akuzuar për "Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës" në lidhje me vrasjen e teknikut të kondicionerëve Indrit Celaj.

Ai u dorezua dy dite me pare, ndersa në seancën e sotme për masë sigurie, Kusi ka mohuar akuzën dhe është shprehur se ka qenë me të dashurën dhe nuk ka kryer asnjë veprim që të pengojë hetuesit për të zbardhur ngjarjen.

Disa javë më parë, është vetëdorëzuar edhe Griseldo Kusi, vëllai i Albano Kusit, i cili ka pranuar ngjarjen duke mohuar përfshirjen e të vëllait.  Në banesë, sipas avokatit të tij,ai ka shkuar më vonë nga ngjarja.

Ngjarja  e rëndë ndodhi më 22 gusht rreth orës 11.00, në rrugën Muhamet Gjollesha, Tiranë, në ambientet e katit të parë të godinës tre katëshe në pronësi të Bujar Kusit (babai i dy vëllezërve Kusi).

Ndërkohë vëllai, Grisledo Kusi i cili u dorëzua rreth një muaj më parë, është caktuar masa e 'Arrestit me burg'. Ndërsa në polici ai është shprehur se është penduar.

1576423865_albanokusi.jpg

Albano dhe Griseldo Kusi