Vrasja e teknikut të kondicionerit në Tiranë, vetëdorëzohet në polici Albano Kusi(VIDEO)

TIRANË- Pas katër muajsh në kërkim është vetëdorëzuar sot në polici, Albano Kusi i cili është një nga të dyshuarit për vrasjen e teknikut të kondicionerit, Indrit Çela, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të këtij viti. Albano Kusi është vëllai i dytë që ishte në kërkim për vrasjen e teknikut të kondicionerit, Indrit Cela. Gati një muaj më parë në polici është dorëzuar edhe vëllai i Albanos, Griseldo Kusi.

Sipas policisë Albano Kusi është dorëzuar pas negociatave me avokatin dhe familjarët. 31-vjeçari është vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë se Policisë së Tiranës, shumë pranë vendit ku ndodhi edhe vrasja e teknikut të Kondicionerit në godinën që dy vëllezrit po rregullonin.

Ndaj Albano Kusit gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest ne burg'', për Veprat Penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer në bashkëpunim. Dy vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi, 31 dhe 28 vjeç, pasi qëlluan punëtorin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke e lënë fillimisht të plagosur rëndë, kërcënuan një tjetër punëtor, Lorenc Veliaj që shoqëronte Indrit Çelën për riparimin e kondicionerit me të cilin kishin lidhje shoqërore, duke i kërkuar të pranojë para autoriteteve se është ai personi që plagosi 26-vjeçari.

Vendi ku ndodhi ngjarja dhe viktima Indrit Çela

Ngjarja  e rëndë ndodhi më 22 gusht rreth orës 11.00, në rrugën Muhamet Gjollesha, Tiranë, në ambientet e katit të parë të godinës tre katëshe në pronësi të Bujar Kusit (babai i dy vëllezërve Kusi).

Ndërkohë vëllai, Grisledo Kusi i cili u dorëzua rreth një muaj më parë, është caktuar masa e 'Arrestit me burg'. Ndërsa në polici ai është shprehur se është penduar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nandi: 16/12/2019 00:26

    Me kete akuze ky monstra del mbas nje viti nga burgu. Ky fis kriminelesh serish do te vrase njerez sepse drejtesia ketu eshte e shitur. Ne fillim sikur u tha qe te dy akuzohen per vrasje ne bashkepunim dhe tani na del kjo palo akuze. Kryeministri i cilesoi kafshe ndersa tani dorezohen sepse i kane rregulluar punet me pa drejtesine. Xhaxhai tjeter ne burg per armembajtje, me precedente te rrezikshem kriminal jane te gjithe si fis, nje pjese e godines eshte me leje abuzive, dushohen per grup te strukturuar kriminal dhe pastrim parash. Me shume burg po ben Mihali qe ja prishet dhe restorantin sesa keta vrases te lindur. Policia pret te dorezohen vete mbasi mbyllin pazaret. Po ai djali i shkrete qe iku ne lule te moshes duke punuar per bukrn e gojes? Turp turp dhe krim.

    Përgjigju
  • edi: 15/12/2019 16:36

    Leri brenda nese jeni serioz per drejtesi I moren jeten Shqipetarit qe mendoj e quajme njeri tjetrin vella e moter , Asnje drejtesi nuk do ndaloje keto bastarde te pa shpirt ,qe sic thone u bene Agallare dhe vrasin dhe presi sikur te jene gogla . Nje keshille per kedo Ti marresh jeten dikujt ,eshte nje krim qe ska asnje justifikim . Gjithcka mund te ndolle por Vrasja eshte nje makaber qe edhe kafshet nuk e pranojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)