Vrasja e teknikut të kondicionerit/ Dy vëllezërit e plagosën në tualetin e vilës dhe e hodhën jashtë me plumbin në kokë (DETAJE)

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre të arrestuarit lidhur me vrasjen e Indrit Çelajt në Tiranë. Në seancën e zhvilluar mesditën e sotme, togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Bujar Kusin, babanë e dy vëllezërve, të akuzuar për vrasjen e 26-vjeçarit dhe dy punëtorët, Ferdinand Bakalli 41 vjeç dhe Ali Sulën 43-vjeç, të cilët akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, ndërsa për punëtorin tjetër Luan Çakën është lënë në masën detyrim paraqitje. Për ReportTv avokati i Çakës, Ramis Billa tha se ai s'ka asnjë lidhje me krimin.

ReportTv ka mësuar nga burime brenda sallës së gjyqit se Indrit Çelaj është qëlluar fillimisht me armë pistoletë në tualetin e vilës së Bujar Kusit e më pas e hodhën jashtë banese me plagën e hapur në kokë. Kamerat e sigurisë të një lokali pranë vilës dhe kamerat e vetë vilës kanë dhënë për hetuesit prova të mjaftueshme për të ngritur ndaj Albano dhe Griseldo Kusit akuzën si të dyshuar për vrasje, ndërsa prej më shumë se 72 orësh ata janë në kërkim. 

Edhe pse ende mungon një version i dy të dyshuarve për vrasjen pasi ata ende nuk arrestuar, shkak rezulton një debat për montimin e kondicionerit me tone të ashpra mes Kusëve dhe Celajt, ndërsa dy djemtë në kërkim kanë përdorur më pas edhe armën.

Fillimisht policia për këtë ngjarje ndaloi edhe Lorenc Veliajn si personin që mund të kishte qëlluar me armë, por dëshmia e tij e cila u përputh me pamjet e sigurisë zbuloi se ai nuk ishte personi që qëlloi Çelajn, por e kishin detyruar të jepte deklarime të rreme për të marrë ai përsipër krimin. Veliaj u la në burg një ditë më parë nga gjykata e Tiranës ndërsa rezultonte me precedent penal dhe në kërkim për të tjera krime. 

I riu nga Mallakastra i cili punonte në Tiranë si teknik kondicionerësh mbeti i plagosur me armë zjarri në kokë e më pas humbi jetën në spital më 23 gusht teksa ishte punuar në vilën e Bujar Kusit.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • puntor: 26/08/2019 12:53

    qmenduri, te llastum, tashi ta kaloje jeten ne burg, punon puntori i shkreht dhe te vrasin ky asht mekat i madh, drejtesia ti denoje ne burg te perjetshem asht e pafalsheme turp i madh

    Përgjigju
  • Genci: 26/08/2019 09:54

    Bota na thote bej si them une dhe mos bej si bej une.per vete Amerika e ka ligjin me vdekje kurse neve na thote mos e mbaj ligjin me vdekje.pa futi denimin me vdekje pa shikoje dhe hiqe ligjin me 101.ose fute ne 1 dhome prej xhami jepi per te ngrene e per te pire,kur te bej krim 1 tjeter vrite kete dhe fut tjetrin e me radhe.por vrasin futen ne Burg dalin prape e vrasin prape e sy ben pershtypje

    Përgjigju
  • Landi: 25/08/2019 19:57

    Te kisha nje ligj ne dore. Ose tma degjonte kush fjalen. Asaj Viles do i veja flaken dhe te beja nje gje ne kujtim te atij qe iku dhe ne nder te familjes te tij!

    Përgjigju
  • tropojani: 25/08/2019 17:29

    KETU DUHET te vendoset kanuni I lekes dukagjinit,,,ai I rregullon punet,,.

    Përgjigju
  • Ami: 25/08/2019 17:20

    Ore kishte leje ku qe ndertonte vilen .Se Mihali me grush qelloi dhe ja prishen sarajin .Ky m** m** qellon nje djale te ri ne lulen e jetes per asgje edhe ia mbath nga qendra e Tiranes dhe nuk e gjekan dot .

    Përgjigju
  • Era: 25/08/2019 15:08

    Ka baba cuna

    Përgjigju
  • Tili: 25/08/2019 14:43

    Fytyre e keqe ky Kusi. Nje prerje ka dhe vellai tjeter qe kercenon ne portale me emrin Arben por qe quhet Luli. Keya duhen zhdukur si familje.

    Përgjigju
  • Hasani.it: 25/08/2019 14:03

    Ky popull nuk meriton me hy ne Europe.....

    Përgjigju
  • Shazi: 25/08/2019 12:31

    Une Personalisht ja kisha Dorzu Sistemit Amerikaner per Gjykim dmth Gjykim me Vdekje dhe sa ma shpejt pa humbur koh KI Popull i Eger nuk i Takon te jetoj ne ket Shekull ne Europe ndoshta ne shekullin 17 Po 18 do kishin vend pot jo ne Shekullin 21 ju lutem asht vetem nji Nummer i Vogel qe i takojn kohes so pa MOS u prekur ju lutem si mündet kaq shpejt me vra Njeriun

    Përgjigju
  • Cudi e madhe: 25/08/2019 12:10

    Po pse ishin te lire ata kur njiheshin me cfare mereshin apo te behet vrasja njehere pstaj i fusim brenda dhe harrohet situata.Ju drejtesi k.. qe kemi dhe pastaj na bejne si te prekur ata kur i del emri per korrupsion.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?