Një bari i zonës së Dukagjinit dyshohet të jetë autori i krimit të rëndë i vrasjes së dy turistëve çekë, Michael Svatos dhe Anna Kasinova. Kjo pistë hetimi e mbështetur mbi dyshime të arsyeshme është ngritur nga prokuroria dhe policia e Shkodrës, burime pranë së cilave thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se autori i krimit mendohet se është një bari i zonës së Dukagjinit.
Këto dyshime kanë lindur pas ndërtimit të dinamikës së këtij krimi të rëndë,ku mendohet se autori është marrë në automjet gjatë rrugës nga turistët Çekë,për ta transportuar. Sipas hetuesve, autori i krimit që mendohet se është rreth 18 deri në 25 vjeç, ka pasur me vete dhe një çantë, ku brenda saj kishte fshehur një automatik.
Prokurorët thonë se pas hipjes në makinë të autorit, mbeten mister një sërë pikëpyetjesh, pasi autori në bashkëpunim me persona të tjerë ka thurur një plan të tillë për të grabitur turistët çekë, apo ai është ndodhur krejt rastësisht në makinën e turistëve, teksa kthehej pas lënies së punës si bari delesh në zonën e Dukagjinit. Informacionet e mbledhura nga prokurorët tek banorët e zonës, tregojnë se pjesa më e madhe e barinjve të zonës mbajnë armë me vehte si çifte dhe automatikë, kjo pasi flejnë jashtë së bashku me bagëtitë e tyre.
Pyetja në hotel
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë janë marrë në pyetje pronarët e hotelit ku kanë kaluar natën viktimat Michael Svatos dhe Anna Kasinova. Ata janë pyetur nëse turistët çekë kanë qënë të shoqëruar me persona të tjerë, por sipas pronarëve të hotelit ata kishin qenë vetëm. Madje edhe në momentin kur janë larguar, çifti ka qënë së bashku në makinë dhe me asnjë person të tretë. Të njëjtin version kanë treguar dhe disa turistë të tjerë çekë që kanë qënë në hotel së bashku me dy viktimat.
4 gjurmë gishti
Nga ekzaminimi i imtësishëm i automjetit ku u vranë dy turistët çekë, ekspertët kriminalistikë kanë arritur të fiksojnë katër gjurmë të plota në makinë dhe në armë, që mendohet se i përkasin autorit të krimit. Këto 4 gjurmë gjatë ditës së djeshme janë krahasur me gjurmët e 30 personave që dyshohet se mund të kenë qënë pjesëmarës në vrasjen e turistëve, por në fakt ato nuk kishin ngjashmëri. Për të rënë në gjurmët e vrasësit policia ka bërë dhe ekspertizën për substancat e barutit në duar, por nuk ka rezultuar e suksesshme në asnjërin prej të shoqëruarve. Prokurorët thanë se katër gjurmët e gjetura në makinë, do të krahasohen me persona të dyshuar derisa të gjendet autori kryesor i këtij krimi të rëndë.
Më shumë se një autor
Nga kqyrja dy herë e vendit të ngjarjes, prokuroria ka konstatuar se brenda në makinë kishte prani të gëzhojave, ku po brenda është gjetur arma e krimit dhe një çantë e zezë, që i përkiste autorit të vrasjes. Prania e gëzhojave është konstatuar dhe jashtë makinës në rrugë, ku dyshohet se një person i dytë ka qëlluar nga jashtë me armë zjarri në drejtim të automjet ku ndodheshin dy turistët çekë.
Sendet personale
Verifikimi i kryer në makinën e dy turistëve, prokuroria ka gjetur një lap-top, një sasi eurosh, aparatin fotografik dhe shumë sende të tjera personale. Autori i krimit nuk ka arritur të vjedhë asnjë prej këtyre sendeve, por përkundrazi pas kryerjes së vrasjes ai ka dalë me nxitim nga makina duke lënë aty një çantë të zezë dhe armën automatike kallashnikov.
Grupi hetimor, Prokurori Cani e Ardian Çipa drejtojnë hetimet
Në fshatin Prekal ku u qëlluan për vdekje me armë 2 turistët çekë kanë mbërritur efektivët e forcave RENEA, të cilët po kontrollojnë të gjitha shtëpitë për gjetjen e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë. Sipas policisë dyshohet se autorët e ngjarjes ndodhen në fshat. Në vendgjarje ndodhet edhe zv/drejtori i policisë Ardian Çipa, i cili së bashku me prokurorin Besnik Cani, po drejtojnë hetimet. Lidhur me këtë ngjarje policia ka vënë si shpërblim për këdo që jep informacion të vleshëm prej 30 mijë euro.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 Korrik 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com