Pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së dy turistëve çek në Shkodër nuk mund të mos reagonin duke shprehur keqardhjen edhe artistë të shumtë shqiptar.

Emra të shumtë si Julian Deda, Arkimed Lushaj, Ema Andrea etj kanë shkruar apo janë bashkuar ngëshëllimeve por edhe ndjesisë së “turpit” që diçka e tillë u ka ndodhur turistëvë në vendin tonë. Aktori i humorit Julian Deda shkruan:

“Tre pikat skandaloze të ngjarjes së turpit.

1. Humbin jeten dy te rinj, pavaresisht kombesise, ne kulmin e moshes, ne kulmin e buzeqeshjes, atehere kur ata po dashuroheshin me shume se kurre. U prehshin ne paqe. 

2. Shqiptari pret ne bese mikun, jo se nuk ka ndodhur dhe me perpara, por te pakten ti rrime korrekt atyre qe thote historia me fjale. Them me fjale, sepse me vepra eshte tjeter gje, duke ju kujtuar ketu edhe vete legjenden e ROZAFES, e cila simbolizon besen e shqiptarit, por ne fakt nga tre vellezer, dy tradhetojne...pra shumica nuk e mban fjalen. 

3. Kthim i turizmin ne piken zero te promovimit. Mbasi ne Shqiperi harxhohen miliona lek per ta promovuar kete te shkrete turizem, pa pritur dukush e shkaterron kete "projekt" duke vrare njerez, te cilet po perpiqeshin ti tregonin miqve te tyre, nepermjet fotove ne Facebook, qe sa e bukur eshte Shqiperia. Por ata te dy nuk e dinin se ky vend kaq i bukur, eshte i denuar te kete shemtira ne gjirin e tij. E para here qe ndjehem "oh sa KEQ me qene shqiptar"
Turp e faqja e zeze per ne...!”
,-përfundoi Deda.

artistet per ceket

Ndërkohë artistë të tjerë si Rosela Gjylbegu kanë vijuar:

“Pa kulturë e pa bashkjetesë nuk mund të ketë zhvillim,
ASKUND në Shqipëri dhe për ASNJË nga ne.
Ky turp, qoftë i fundit për ne!

Autorët e kësaj tragjedie të dënohen aq sa të bëhen shembull për shumë dashakeqës që orvaten për grabitje e vrasje të këtij lloji. SHQIPERIA IMEnuk është një vend që ofron tragjedi të tilla dhe asnjë nuk ka të drejtë të prishë imazhin e mirë të saj. 
Besa e Mikpritja janë dhe DUHET të mbeten Virtytet tona.
Lutjet e mia janë për Shpirtrat e Tyre. I leht Ju qoftë dheu e u dhënte Zoti kurajo të madhe familjarëve
U Prefshin në Paqe”.


artistet per ceket

Personazhe të tjerë të njohur janë bashkuar ngushëllimeve në faqen e hapur në Facebook për nder të dy turistëve.


artistet per ceket

(Postimi i reperit Stresi)


artistet per ceket

(Në foto: Postimi i këngëtares Eltina Minarolli)


artistet per ceket

(Në foto: Postimi i aktores Ema Andrea)



artistet per ceket

(Në foto: Postimi i këngëtarit Endrit Mumajesi)


artistet per ceket

(Në foto: Postimi i grupit Revolt Klan)


Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)