TIRANË - Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Dukagjin të Shkodrës, ku u vranë në mënyrë barbare me armë zjarri çifti i turistëve çek. 

Demokratët u kërkojnë strukturave përgjegjëse shtetërore të marrin të gjitha masat për një hetim të shpejtë dhe energjik për kapjen dhe vendosjen para ligjit të autorëve të këtij krimi të shëmtuar
 
Reagim i plotë i Partisë Demokratike
Partia Demokratike dënon ashpërsisht vrasjen makabër të dy qytetarëve çekë dhe kërkon nga strukturat përgjegjëse shtetërore të merren të gjitha masat për një hetim të shpejtë dhe energjik për kapjen dhe vendosjen para ligjit të autorëve të këtij krimi të shëmtuar. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion në lidhje me këtë ngjarje kriminale të ndihmojë në hetimin e saj duke informuar organet e rendit dhe të prokurorisë.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)