TIRANE - Eksperti Gani Jahelezi ka deklaruar në seancën e sotme të dosjes së “21 janarit” se shkencërisht është e mundur që dy ashklat e drurit të gjetura në predhën që dyshohet se ka vrarë Ziver Veizin të kenë udhëtuar në të njëjtën trajektore me predhën edhe pse shpejtësia e lëvizjes është shumë e lartë.
Sipas Jahelezit dy ashklat mund të kenë shoqëruar predhën të mbetura në të, ose si pasojë e vakumit të madh që krijon shpejtësia e predhës të kenë ndjekur nga pas atë.
Për t’u përmbyllur ky proces pritet dhe përgjigja e ekspertit Dritan Zotos, i cili ka kërkuar dhe pak kohë për t’u përgjigjur para trupit gjykues. Për këtë përgjigje është vendosur data 28 dhjetor për zhvillimin e seancës e cila do të mbyll dhe procesin e pyetjes së ekspertëve.
Për të njëjtën pyetje pak kohë më parë gjykata pyeti dhe ekspertin Ndoc Çardaku, por përgjigja e tij u kundërshtua nga organi i akuzës duke kërkuar që për pyetjen nëse ka mundësi që dy ashklat e drurit të udhëtojnë me shpejtësinë e plumbit të bashkëngjitura me predhën, t’i përgjigjej një ekspert balistik.
Me një ekspert të propozuar nga organi akuzës dhe me ekspertin e propozuar nga mbrojtja, gjykata vendosi që përgjigjen e kësaj pyetje t’ia besonte Jahelezaj dhe Dritan Zotos.
Duke u nisur nga forma, përmasa, dhe pesha e dy copëzave të drurit të gjetur në predhën e cila dyshohet se ka vrarë Ziver Veizin eskpertët duhen të përgjigjen nëse ka një mundësi që këto dy copëza të kenë udhëtuar me predhën për të përfunduar në rrobat e më pas në trupin e të ndjerit.
* Në foto Ziver Veizi, i vrarë në protestën e 21 janarit
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com