ITALI- Familjarët e dy vëllezërve Elvis dhe Melsi Çollaku, të cilët u vranë nga policia greke në kufirin shqiptaro-grek me 7 dhjetor, ditën e sotme kanë zhvilluar një protestë pranë ambasadës shqiptare në Itali.
Me pankarta nëpër duar ku shkruanin “Duam drejtësi për vrasjen e djemve tanë” iu kanë bërë thirrje autoriteteve shqiptare për të zbardhur ngjarjen dhe të hedhin dritë mbi vrasjen e djemve të tyre.
Protestës së familjarëve të vëllezërve Çollaku nga fshati Shuec i Devollit iu është bashkangjitur edhe shoqata e emigrantëve në Itali.
Nëpërmjet kësaj proteste ata kanë kërkuar dhe kanë bërë thirrje njëkohësisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë duke pohuar se tashmë fëmijët e tyre janë larguar nga jeta, por ata nuk do të qëndrojnë të qetë derisa të dalë e vërteta e vrasjes së dy djemve të tyre.
Ngjarja e rëndë ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Çollaku dhe një polic grek u shënua mbrëmjen e 7 dhjetorit në kufirin shqiptaro-grek.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Familjarët e vëllezërve Çollaku në Itali për ekspertizën mjeko-ligjore