‘Plumbi i artë’/ Klevis Alla dënohet me 25 vite burg për vrasjen e vëllezërve Haxhia! 11 vite burg për Enver Divën e Besjan Xhixhën! Altin Ndoci i pafajshëm

TIRANË-GJKKO ka dhënë 36 vite burg për 3 prej personave të përfshirë në dosjen ‘Plumbi i Artë’, një prej dosjeve që tronditi opinionin publik për nga krimet e zbardhura nga i penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani. Me vendim të Gjykatës së Posaçme, Klevis Alla është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve, Besmir e Viktor Haxhia në prill 2020 në Durrës. Ndërkohë, 11 vite burg janë dhënë për Besjan Xhixhën dhe 5 vite Enver Divën, të dy të përfshirë në vrasjen e Bujar Çelës.

Klevis Alla e humbi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, pasi ka dhënë deklarata të rreme lidhur me ngjarjet kriminale të përfshira në dosjen ‘Plumbi i Artë’. I njohur ndryshe edhe si Çapaçuli, Klevis Alla, pati deklaruar se autor në vrasjen e dy vëllezërve Haxhiaj dhe shokëve Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia, ishte pikërisht Talo Çela dhe Altin Ndoci. 

Dëshmitë e Allës, kanë rënë në kontradiktë me ato të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ka dëshmuar se Altin Ndoci nuk ka qenë i përfshirë në këto 2 vrasje në Durrës. Kështu GJKKO ka pushuar të gjitha akuzat ndaj Altin Ndocit duke e shpallur të pafajshëm. Lidhur me këto dy vrasje më herët janë pushuar akuzat edhe për Talo Çelën.

Vetë Alla sipas GJKKO, ka qenë shofer i makinës me të cilën u transportuan vrasësit e Haxhias. Në deshminë e tij, ekzekutor ishte Nuredin Dumani, që mbante në kokë një kapuc, bashkë më një tjetër që nuk e njihte. Po ashtu Alla ka treguar se ka telefonuar Besmir Haxhinë për t’u takuar.  Ky I fundit ishte tek dyqani i agjencisë dhe pa vonesë ka shkuar tek tregu i Shënvlashit bashkë me vëllanë e tij Viktorin.

Sapo makina “Golf 6” është afruar, Nuredin Dumani ka ulur xhamin e makinës dhe ka qëlluar, kurse ekzekutori tjetër ka qëlluar me xham të mbyllur. Më pas Dumani, zbriti nga makina dhe shtiu përsëri mbi trupat e gjakosur, të cilët i vrau për një borxh të pashlyer. Alla ishte personi që braktisi makinën Benz disa metra poshtë varrezave zonës, aty ku ka hedhur dhe armët.

Ndërkohë, GJKKO ka dënuar me 6 vite burg, Besjan Xhixhën dhe 5 vite Enver Divën, të dy të përfshirë në vrasjen e Bujar Çelës, më 17 shtator 2020, në Elbasan. Xhixha është shpallur fajtor po ashtu edhe për vendosjen e një eksplozivi në banesën e Talo Çelës në nëntor 2020 në Elbasan.

Dëshmitë e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin, ndërsa përmenden edhe ‘bosët’ e krimit në vend si Ervis Martinaj, Suel Çela, Kamber Mehajn, Sokol Sanxhaktarin, Florenc Hoxha, Elio Bitri etj, të cilët ndër të tjera kishin porositur eliminimin e njëri-tjetrit.

Klevis Alla 25 vite burg për këto veprat penale:
1-Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë,  në dëm të viktimave Besmir Haxhia, Viktor Haxhia, Dorjan Shkoza, Anxhelo Avdia,
2- “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”
3- “Grup i strukturuar kriminal”
4-“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”
5-“Vjedhja” në dëm të viktimave Marsel Jashari dhe Anisa Çupi 
Besian Xhixha 6 vite burg për këto vepra penale:
1-“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”
2-“Mashtrimi”
Enver Dida 5 vite burg për veprën penale
1-“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • halla esma: 02/04/2024 20:03

    keta sikur i vrau dumani...

    Përgjigju
  • Vrl: 02/04/2024 12:46

    Po mos te kish dal Dumani pentit,Dumani i SPAK u kish dhen te perjeteshem aty na llafer e 1 kalamaku na llafet e 1 çapaçuli. Pupu mjer ke ze me keta. Zoti i madhe ti je ai qe i shikon dhe i ndan te gjithe. Zote na rruaj

    Përgjigju
    • Vrlk: 02/04/2024 20:08

      Të na rruaj pjeshkën tonë të përditshëm. Amen.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër