Ngjarja në Elbasan, Xhafaj: Tregues i mendësisë së lidershipit të PD, vijon qasjen e vjetër! Të marrin përgjegjësi ideatorët, Basha dhe Bardhi! Vendi pa president (VIDEO)

Kandidati i PS në Tiranë Fatmir Xhafaj ka komentuar vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike në këtë qark Gazmend Bardhi. Sipas tij ekzistenca e përpjekjeve për të krijuar struktura paralele dhe një shtet paralel është e dënueshme dhe haptas në kundërshtim me kushtetutën.

Nëse Xhafaj do të ishte në vend të prokurorëve tha se do tu jepja përgjegjësinë penale të përfshirëve, por sdo linte pa përgjegjësi edhe njerëzit që e kanë ideuar, duke përmendur këtu kreun e PD Lulzim Bashën dhe Bardhin.

“Së pari aktualisht skemi president dhe kjo duhet pranuar është e tepërt të flasësh për rolin e presidentit por për rolin e ilir metës, sepse nuk është duke u sjellë si president. Ai e ka deformuar këtë qasje dhe përgjegjësi dhe është në tejkalim të të gjithë kufijve të përgjegjësisë së tij kushtetuese, është e kotë të flasim sot për një president republike se kemi një të tillë. Për PD më vjen keq edhe për shkak të karrierës së gjatë që kanë në politike, por edhe si  e shoh unë. Nëse mungon një krah i rëndësishëm siç është opozita i bën një dëm të madh demokracisë. Ne kemi një opozitë destruktive që për fat të keq ska mësuar gjë nga e djeshmja e saj dhe që ka ende një qasje të vjetër pavarësisht kostumeve që përpiqet të veshë. Ngjarja në Elbasan është treguesi më kuptimplotë i kësaj mendësie që zotëron në  në lidershipis e opozitës posaçërisht të PD. Ekzistenca e përpjekjeve për të krijuar struktura paralele dhe një shtet paralel është e dënueshme dhe haptas në kundërshtim me kushtetutën.

Nëse do isha në vend të prokurorëve do jepja përgjegjësinë penale personat, por sdo lija pa përpgjegjësi edhe njerëzit që e kanë ideuar. Në mënyrë të veccantë me sa kam parë unë Bashën dhedrejtuesine caktuar prej tij në Elbasan Gazmend Bardhi”, shtoi ai.


Lajmi kryesor:

I renditur i 23-ti, Fatmir Xhafaj në Report Tv: 100% e sigurt që do jem në Kuvend pas 25 prillit! Vrasja në Elbasan tregon mendësinë e PD, Basha dhe Bardhi të mbajnë përgjegjësi ligjore


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren