Gjykata e Korçës ka lënë në burg David Myrten autorin e dyshuar për vrasjen e Zerif Alliut në Devoll, tre ditë më parë.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.  

Autori i dyshuar ka mohuar autorësinë përpara trupit gjykues, duke deklaruar se dëshmia kundër tij është bërë nga një person me probleme mendore.  

"Nuk kam lidhje me ngjarjen. Nuk jam unë autori. Personi që më identifikon mua është me lajthitje. Më ngatërron mua unë kam qenë me shokët e mi në fshat dhe ata mund ta dëshmojnë këtë gjë", mësohet të jetë shprehur Myrte.

Ndërkohë policia nuk pranon deshminë e personave të pretenduar nga David Myrte, pa urdhrin e prokurorit të çështjes. 

Avokati mbrojtës, Nevzat Tarelli: Vendimi i gjykatës, i padrejtë
Pas seancës, përfaqësuesi ligjor i David Myrte, avokat Nevzat Tarelli tha se vendimi i gjykatës është i padrejtë. Ai thotë gjithashtu se klienti i tij, Davidi, ka edhe një vëlla binjak me precedent penal. 

"Akuza është mbështetur tek identifikimi i njërit prej të dëmtuarve i cili është shprehur pas ngjarjes e cila ka ndodhur kur ka qenë errësirë. David Myrte ka vëlla binjak me të cilin është identik. Dëshmia bazohet tek një fragment ku dëshmitari thotë se ka parë nje xhup blu por si mund te dallohet kjo gje ne erresire te plote. Myrte ka thene se policia eshte ne piste te gabuar. Ai ka nje alibi pasi prej ores 17.00 deri ne 23.00 ai ka qene me vellain e tij dhe shoket ne fshat. Kjo gje mund te deshmohet. Gjithashtu deshmitari thote se e kane marre ne telefon disa persona me dialekt verior çka është një tjetër fakt që hedh poshtë akuzat. Për mua e vetmja provë mbi të cilën mbështet prokuroria mbështet akuzën është paraqitja për njohje", tha avokati mbrojtës i Myrte, Nevzat Tarelli. 

Vëllai i autorit: Policia u ndikua se Davidi është me precedent
Daniel Myrte, vëllai i autorit të dyshuar të vrasjes së Zerif Alliut në Devoll tre ditë më parë, ka mohuar që Davidi të ketë lidhje me ngjarjen. 

"Kemi qenë bashkë. Erdhi ambulanca ne fshat dhe ne dolem nga lokali por nuk e arritem dot dhe ne ishim bashke me 7-8 persona te tjere. Mua me mori policia dhe dhashe deshmine time por shoket qe ishin me ne policia refuzoi t'i marrë në pyetje. Personat nuk i njihnim. Vellai im ka qene njehere i denuar me 2.5 vite burg ne greqi por nuk ka lidhje me kete ceshtje. Policia ka gabuar dhe eshte ndikuar nga fakti se ai kishte nje precedent".



Vrasja pas konfliktit mes dy grupeve për 12 mijë € e drogës
Zerif Alliu është viktimë e përplasjes mes grupeve kriminale të trafikut të drogës dhe një detyrimi prej 12 mijë euro ndaj David Myrtes, personit që dikur bënin trafik droge bashkë.
 
Është ky konkluzioni i hetimeve paraprake të arritur nga prokuroria e Korçës dhe policia e shtetit e cila ka arrestuar po ashtu Mendar Burnazin të njohurin e Alliut pasi sipas hetimeve Burnazi ka dhënë deklarime të rreme para oficerëve të policisë.
 
I dëmtuar në këtë ngjarje ka mbetur dhe Daniel Tole i cili ka njohur para hetuesve si person që ka qenë i pranishëm ne fshatin Bracajn në afërsi të një kapanoni ku ata janë sulmuar dhe David Myrten.
 
Aktualisht policia dhe prokuroria po hetojnë për identifikimin e bashkëpunëtorëve të Myrtes në këtë krim, i cili ka nisur pas konflikteve për trafikun e drogës në afërsi të kufirit Jeshil me Greqinë.
 
Për autorësinë e këtij krimi nga Myrta hetuesit kanë mundur të mbledhin një sërë provash përfshi, gjurmë gishtash, bishta cigare si dhe disa sende të forta dërrase me të cilat është goditur Zerif Alliu.
 
Për trafikantët David Myrte njihej me kodin “dajo” dhe ndaj tij rëndon akuza e vrasjes me dashje kryer në bashkëpunim.
 
Gjykata e Korcës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për të dhe Burnazin i cili rezulton se ka dhënë deklarime të rreme.