TIRANE- “Kevini jonë ishte në vendin e gabuar dhe me personat e gabuar”. Kështu e nisin rrëfimin e tyre familjarët e 23 vjeçarit Kevin Rugova, i cili mbeti i vrarë nga breshëria e plumbave të cilat u derdhën mbi makinën ku ai udhëtonte. Të përlotur, ata shprehen se djali i vetëm i familjes Rugova ishte krejtësisht i pafajshëm dhe se nuk duhet të kishte qenë kurrë atje ku ishte. “Djali jonë është i pafajshëm. Ai nuk duhej të kishte qenë kurrë atje ku ishte. Nëse nuk do të kishte qenë atje, sot (dje) Kevin jonë do të kishte qenë mes nesh”, thanë ata.
Të pyetur nëse e njihnin shoqërinë me të cilën Klevi shoqërohej dhe pikërisht personat me të cilët ai ndodhej në makinë mbrëmjen e 1 Tetorit, ata thanë: “Kevin kishte një shoqëri shumë të zgjeruar. Jo gjithmonë mund të njihnim të gjithë njerëzit që ai shoqërohej. Por e keqja e tij ishte se shoqërohej me çdo person. Ai bënte miq e shokë edhe persona të moshave më të vegjël e më të mëdhënj se ai. Ishte një djalë që ndihmonte të gjithë ata persona që kishin nevojë për të. Kevin ishte shumë i lidhur me familjen, të afërmit dhe shokët e shoqet e tij.
Ai puthte e përqafonte çdo person që takonte, madje edhe ata të cilët ishte hera e parë që i takonte”. “Kevin studionte në Durrës për “Hoteleri Turizëm”. Ishte një fëmijë dhe një njeri shumë i zgjuar. Punonte në një agjensi turistike dhe atje kishte njohur shumë persona dhe pjesa më e madhe ishin turistë nga vende të ndryshme të botës. Madje para pak kohësh filloi të punonte edhe në një agjensi në Turqi.
Edhe në varrimin e djalit kishte shumë shokë, shoqe e persona të tjerë që Klevin kishte studiuar e punuar”, thanë familjarët e 23 vjeçarit Rugova. Po ashtu, ata thanë se në dy banesat e tyre nuk është kryer asnjë kontroll nga policia dhe se nuk kanë kontaktuar me askënd për të mësuar rreth të vërtetës së ngjarjes së ndodhur, ku humbi jetën djali i tyre i vetëm. ”Në shtëpitë tona nuk ka ardhur asnjë polic për të kryer kontroll. Madje, për momentin edhe ne nuk kemi takuar asnjë njeri për të marrë vesh të vërtetën. As vajzën që ka shpëtuar”, përfunduan ata.
Banorët
Kevin Rugova jetonte në rrugën “Bill Klinton”, në Tiranë. Fqinjë dhe banorë të zonës thanë për gazetën se ai njihej në lagje si një djalë që vinte nga një familje e mirë dhe e respektuar. “Kevin ishte një fëmijë shumë i edukuar. Janë të rrallë njerëzit si ai. Ai krijonte shoqëri shumë shpejt dhe me këdo. Edhe familjarët e tij janë njerëz shumë të mirë. Babai i Klevinit jeton në Amerikë dhe është kthyer sapo ka ka marrë vesh për ngjarjen. Edhe ne kemi dëgjuar shumë fjalë për të, por asgjë nuk është e vërtetë. Ai ishte një njeri i drejtë. Mund të ketë gabuar vetëm në zgjedhjen e shoqërisë”, shprehen ata për “Shqiptarja.com”.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Tetor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com