Fatime Hida 74-vjeçarja e cila u gjet e vdekur ditën e hënë, ka ndërruar jetë për shkak se nuk ka mundur të marrë dot frymë.
E moshuara i kishte këmbët e duart të lidhura, ndërkohë që në kokë nga ana e grabitësve iu vendos një qese.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, pikërisht kjo qese në kokë i ka shkaktuar vdekjen Fatime Hidës.
Kjo për faktin se ajo nuk ka mundur të marrë dot frymë për shumë kohë dhe pas disa orësh i janë bllokuar rrugët e frymëarrjes, duke i sjellë dhe vdekjen.
E moshuara u gjet pranë oxhakut dhe nuk ka mundur të lëviz dot për shkak se kanë qënë e lidhur nga këmbët e duart. Vrasja makabre sipas Policisë së Shtetit mund të jetë bërë nga dy persona, të cilët kanë hyrë gjatë natës në banesën e saj dhe më pas kanë kanë marrë një shumë parash dhe janë larguar.
Dyshohet se grabitësit kishin informacion për lekët që Fatime Hida kishte mbledhur pasi kishte shitur qingjat. Ajo e siguronte jetesën duke ruajtur disa bagëti por edhe nëpërmjet një pensioni prej 8 mijë lekë të reja.
Ndërkohë hetimet e Policisë kanë ngritur dyshime për disa persona të cilët mund të kenë kryer vrasjen makabre.
Disa prej këtyre personave mbahen në Polici, ndërkohë që vijojnë hetimet për disa persona të tjerë.
Kjo është hera e dytë që e moshuara u grabit, pasi në 2015 iu vodhën rreth 250 mijë lekë të reja, edhe në atë kohë kanë qënë lekët që kishte mbledhur nga shitja e bagëtive dhe pensioni.
Fatime Hida jetonte e vetme, nuk kishte fëmijë, ndërkohë që burr ii ka vdekur disa kohë më parë. Ajo jetonte në një banesë thuajse të shkatërruar, në kushte tejet të vështira.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO