Report Tv ka siguruar fotografinë e 48-vjeçarit Artur Çangu, i cili mbeti viktimë e një sulmi me armë zjarri në Nikël të Fushë-Krujës.
Po ashtu, nga informacionet paraprake, bëhet e ditur se autori i vrasjes, 33-vjeçari Eduart Afmataj, ka qenë dhëndër në fisin e viktimës.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tyre, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Lajmi kryesor:
Vritet me armë zjarri 48-vjeçari në Nikël, autori ende në kërkim! Shkak dyshohet sherri për pronat (EMRAT)










