Vrasja me thikë e 5-vjeçares në Itali nga nëna e saj, Prokuroria: Duhet burgosur, rrezikon të vrasë sërish! Ka ftohtësi të frikshme

Vrasja me thikë e 5-vjeçares në Itali nga nëna e saj, Prokuroria: Duhet burgosur, rrezikon të vrasë sërish! Ka ftohtësi të frikshme

Elena Del Pozzo dhe e ëma

ITALI- ‘Ka rrezik real që Martina Patti të përsërisë krimin”, pra të vrasë sërish’! Ekziston që rreziku që ajo të prishë provat dhe të shpëtojë sërish’! Në 15 faqe, prokuroria ka dhënë këtë argument se përse nëna e akuzuar për vrasjen e vajzës së saj të vogël  Elena Del Pozzo, duhet të qëndrojë në burg.

“Ne u gjendëm përballë një personi me një ftohtësi të frikshme. E dyshuara u shfaq absolutisht e kthjellët”, tha prokurori.

5-vjeçarja u vra në shtëpi nga nëna e saj me thikë kuzhine me 15 qershor. Ka qenë presioni i hetuesve që e bënë nënën e saj Martina Patti të tregonte se ka qenë ajo autorja e krimit makabër. E reja ka rrëfyer para karabinierëve dhe prokurorëve se kishte vrarë vajzën e saj pasi ishte xheloze se vajza ishte e afërt me partneren e ish-bashkëshortit, më pas ajo inskenoi rrëmbimin për të mbuluar vrasjen.

Elena u gjet e varrosur  disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte gruaja me ish-partnerin dhe babanë e fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo, 24 vjeç. Nga rezultatet e autopsisë dolën detaje që sqaruan më mirë kohën e krimit. Vdekja e fëmijës do të kishte ndodhur më shumë se një orë pas vaktit që fëmija kishte ngrënë në shkollë rreth orës 13. Nëna gjatë marrjes në pyetje konfirmoi se kishte vrarë vajzën e saj Elenën, 5 vjeçe, e vetme dhe në vendin ku u gjet trupi i fëmijës, në një fushë. 

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Duka u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Duka u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici