KUKES -   Një sherr i nisur nen avujt e alkoolit i ka marrë jetën një 51-vjeçari. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:15 në një lokal në Kolesjan të Kukesit, ku viktimë mbeti Rakip Bilali 51 vjeç. Burime nga policia thanë se 51-vjeçari ishte prerë me thikë në fyt gjatë sherrit. 

Mësohet se mes dy personave, viktimës dhe autorit të vrasjes, kishte nisur një sherr verbal në ambientet e lokalit, por me pas autori i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim, e kishte sulmuar me thikë. 

Sakaq, policia arrestoi në flagrancë 45-vjeçarin Kapllan Rada, pronari i lokalit ku ndodhi krimi. Sipas bluve të qytetit të Kukësit, Rada dyshohet se ka fshirë gjurmët duke penguar kështu punën e policisë.

51-vjeçari, banues në fshatin Bicaj ka ndërruar jetë në spitalin e Kukësit rreth një orë pasi u fut në sallën e operacionit. Sipas bluzave të bardha Bilali mbërriti në spitalin e Kukësit në gjendje mjaft të rënduar. 

*Shkrimi u publikua fillimisht dje dhe u perditesua sot

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)