Jurgen Kurti, 24 vjeç, është një nga tre personat e arrestuar për vrasjen me thikë të Agim Arapit, pronar i një dyqani në Durrës, mbrëmjen e kësaj të marte.
I riu është jo pak i njohur për policinë dhe drejtësinë, kjo pasi një vit më parë ai u arrestua dhe akuzua si person i dyshuar për vrasjen e të atit, Artur Kurti. Ngjarja kjo e ndodhur në datën 5 prill 2016.
Edhe pse cilësohej si autori kryesor i krimit brenda familjes, përgjegjësinë për ngjarjen e mori daja i tij, Leonard Ristani, i cili u dënua nga gjykata. Për rrjedhojë, Jurgen Kurti u lirua nga akuzat dhe fitoi lirinë.
Ekzaktësisht një vit më pas, Jurgen Kurti është sërish i përfshirë në një vrasje, këtë herë në Durrës, pas konfliktit për 130 mijë lekë të vjetra qira.
Jurgen Kurti njihet për jetën e tij luksoze, makina të shtrenjta e pushime të kushtueshme si dhe edhe si menaxher i VIP-ave.
[gallery]21784[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO