Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka bërë me dije se ka nisur hetimi ndaj procesit të marrjes dhe të zbatimit të Urdhërit të Mbrojtes për Liljana Rukajn.

Rukaj, u hodh nga ballkoni nga bashkëshorti i saj të shtunën, duke humbur jetën në vend. 42-vjeçarja kishte urdhër mbrojtje pasi ajo kishte denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë. Por pavarësisht urdhrit të mbrojtjes, ata jetonin së bashku në një banesë.

Manjani ka nxitur prokurorinë për të zbardhur këtë çështje jo vetëm për të evidentuar përgjigjësit por edhe për të disiliplinuar sjelljen shtetërore për raste të tjera.

Ministri, shkruan se ky është reagimi i duhur dhe se këtë gjë kishte kërkuar edhe ditën e djeshme.

Statusi i plotë i Manjanit:

Përshëndetje,
Tashmë zyrtarisht ka një hetim të çelur ndaj proçesit të marrjes dhe të zbatimit të Urdhërit të Mbrojtjes për Liljana Rukajn.
Përshëndes prokurorinë dhe e nxis atë të zbardhë këtë çështje jo vetëm për të evidentuar përgjegjësit, por edhe për të disiplinuar sjelljen shtetërore për raste të tjera!
Ky ishte reagimi i duhur! Këtë gjë kërkova që dje.
Tani tja lëmë drejtësisë në dorë!

Redaksia Online
XH.K/
Shqiptarja.com