Dyshohet se vrau shokun në Astir tre netë më parë/ Vetëdorëzohet në polici 29-vjeçari me 3 emra

TIRANE- Noel Dishi 29-vjeç, autori dyshuar i vrasjes  së Vilson Tafçiut , ngjarje e ndodhur tre netë më parë në zonën e Astirit në kryeqytet, është vetëdorëzuar në polici pasditen e sotme. Sipas policisë Dishi është dorëzuar pas kontrolleve të shumta të ushtruara në disa objekte, banesa dhe godina të braktisura, si pas bashkëpunimit të autoriteteve me familjarët.

Dishi identifikohej edhe me dy emra të tjerë Noel Kolaveri dhe Miklovan Prifti. 29-vjeçari me origjinë nga Dibra, prej vitesh jetonte në Sukth dhe kishte pasur njohje me viktimën. Ata kishin pasur një konflikt të vjetër kohë më parë kur jetonin në Francë, çka dyshohet si motiv për këtë ngjarje të rëndë.

"Ky shtetas dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit ka vrarë shtetasin V. T. Në bashkëpunim me prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve", njofton policia.

Dishi dyshohet se e kishte ndjekur viktimën dhe duke pasur dijeni për të gjitha lëvizjet  e tij, kjo pasi e kishte thirrur në lokalin ku ai po qëndronte bashkë me dy mikesha duke e lënë më pas të vdekur me tre plumba në gjoks.

Viktima Vilson Tafçiu i cili njihej edhe me mbiemrin Noka, ishte arrestuar në Francë për trafik droge në mars të vitit 2018, ku kishte qëndruar në paraburgim për 8 muaj dhe më pas ishte deportuar drejt vendit tonë në nëntor të vitit të 2018. Ai jetonte në Dibër bashkë me familjen ndërsa se kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen, pak ditë para ngjarjes.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë