Vrasja në “Astir”, zbardhet dëshmia e Darmend Kelit: Amarildo më ngacmoi të fejuarën, më ofendoi dhe goditi! Arrestohet dhe shoku i viktimës

Tiranë- Teksa hetimet për vrasjen e mbrëmshme (24 Gusht) në “Astir” po vijojnë me intensitet nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës, për të zbuluar dinamikën dhe motivet, ka dhënë dëshminë e parë në prani të hetuesve edhe i dyshuari i prangosur, Darmend Keli, 25 vjeç.

Pas një sherri me motive të dobëta, për shkak të ngacmimit të të dashurës së autorit të dyshuar, mbeti i vrarë me 4 goditje thike në trup (dy në gjoks dhe dy në këmbë), 34 -vjeçari Amarildo Hoxhallari, një emër i njohur për organet ligjzbatuese, për shkak të precedentit të vitit 2015, kur u akuzua bashkë me kushëririn Aurel (Altin) Hoxhallari, në kërkim, për organizimin e atentatit të dështuar ndaj Pajtim Serjanit, te “Rruga e Kavajës”.

Keli ka rrëfyer dhe këmbëngulur se ka qenë ngacmimi që Hoxhallari i ka bërë të fejuarës së tij (e dashura), që denigroi situatën dhe ka çuar deri në ngjarjen e rëndë.

“Përcolla të fejuarën për tek parkimi dhe u ngjita për në shtëpi. Kur dola në ballkon, pashë që një motor po e ndiqte dhe personi po fliste duke e ndjekur paralel makinën. I fola nga ballkoni dhe më pas zbrita. Aty Amarildo Hoxhallari më ofendoi dhe më goditi fizikisht. Pas përplasjes me të, në një moment e godita me thikën që e kisha marrë nga shtëpia, në gjaknxehtësi dhe sipër. Ka qenë sherr i momentit dhe jo i paramenduar, nuk kam pasur qëllim vrasjen e tij”, ka dëshmuar ai ndër të tjera, duke u mbrojtur.

Policia e arrestoi Kelin pak minuta pas krimit dhe sekuestroi sende të ndryshme si prova materiale, kurse çështja po ndiqet nga Prokuroria, aktualisht me akuzat “vrasja me dashje” dhe “prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Në njoftimin zyrtar të ditës së sotme, Policia e Tiranës sqaron mes të tjerash, se viktima në momentin e konfliktit shoqërohej nga i ndaluari tjetër A.M., 33 vjeç, që e drejtonte motorin e tij në gjendje të dehur. Ai është ndaluar për "drejtim mjeti në mënyrë të parregullt", kurse hetimet për krimin e rëndë mbeten ende aktive.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/08/2024 00:49

    Vrasesi genjen por keqaz ama.Percjell te dashuren,pra po e percillte ,nuk po e priste.Del ne ballkon shikon makinen qe po del nga parkimi dhe personin ne motor qe po e ndiqte makinen dhe po e ngacmonte te dashuren,vrasesi i bertet nga ballkoni,merr thiken dhe zbret,le te themi me ashensor dhe perjashta plas sherri e ndodh ngjarja.Makina dhe motori paskan qene breshka jo mjete te motorizua,po te ndiqni fillin e zhvillimit ngjarjes dhe viktima ne vend te ikte me motor,paska qendruar ne shesh te mejdanit duke pritur demin e terbuar qe po zbriste shkallet me turfullime ne nje beteje klasike tete a tete, per zoterimin e atij qe te dy e konsideronin /harem/ te tyren!!

    Përgjigju
    • Real: 26/08/2024 10:49

      Kete kam thene me poshte por ne menyre pak me te moderuar.

  • kali: 25/08/2024 22:40

    VJEN KOHA DHE LLUMI LARGOHET VETE,,,CDO GJE ESHTE ME KOHE,,,LLUMI NUK QENDRON DOT ME TE MIREN...

    Përgjigju
  • Real: 25/08/2024 18:55

    Nuk besoj se eshte kaq e thjeshte, percjellja te parkingu, sa shkoi ne shtepi, e pa nga ballkoni, keta e priten sa zbriti, thika e bukes etj Nuk perputhen shume fakte dhe rrethana duke i shtuar ketu edhe kush eshte viktima. Hoqi nga rruga nje plehre por i ka hapur vetes dhe familjes telashe qe kam pershtypjen nuk do jene te vogla. Duhet hetim i gjithanshem dhe i pavarur per te gjetur te verteten.

    Përgjigju
  • Enio: 25/08/2024 16:59

    Ca shteti kemi keshtu kriminelat rrugeve policia vtm ben xhiro kot lart e poshte,idehur n motorr me precedent ngacmojn bejn te fortin ne rruge biles e te gjujn e te ofendojn pstj vtm kur vriten nderhyn policia se me parandalu naj zenk naj sherr as nuk ja kane iden as nuk jan te pergatitur gjynah per kte cunin ri ju prish jeta prej rrugaceve te rruges zdi ca te them zoti na ruajt

    Përgjigju
  • Sir: 25/08/2024 16:15

    Vure drejtesi ne nje shtet kur s'te mbron askush.

    Përgjigju
  • Topet: 25/08/2024 15:12

    Bravo mor djale. I tregove vendin atij zagarit.

    Përgjigju
  • fiskik: 25/08/2024 14:10

    Shumë mirë ja ka bo plerës sepse është më problematiku në zonë....qelbësira në ferr shkoftë...

    Përgjigju
  • Ismeti: 25/08/2024 14:04

    GACMOJN FEMRAT NË MES TË RRUGES PA PIKË PËRFLLSHMËRIE NGA NERZIT QË I RRETHOJNË DHE ME PAPAQ... MERITOI ATË QË KËRKOI... TË LUMT DORA MORE DJALË.... ESHTË E DYTA VRASJE BRËNDA JAVËS PËR NDESHMËRI.... DO ZOTI ZEN MEN TË TJERËT E TSHIKOJNË GRAT QË KANË NË SHPI...

    Përgjigju
  • Partia: 25/08/2024 12:44

    Asnjeri nuk ka besim te shteti, te gjithë ne vetëgjyqësi.

    Përgjigju
  • Ciu: 25/08/2024 12:20

    Prerja e marredhaneve nga ana e Kines I ngjan zagarit qe te leh mas shpines!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Serbi/ Dënohen prindërit e një nxënësi që vrau 10 veta në një shkollë në Beograd

Serbi/ Dënohen prindërit e një nxënësi që vrau 10 veta në një shkollë në Beograd