Vrasja në “Astir”, zbardhet dëshmia e Darmend Kelit: Amarildo më ngacmoi të fejuarën, më ofendoi dhe goditi! Arrestohet dhe shoku i viktimës

Vrasja në “Astir”, zbardhet dëshmia e Darmend Kelit: Amarildo më ngacmoi të fejuarën, më ofendoi dhe goditi! Arrestohet dhe shoku i viktimës

Darmend Keli, pas arrestimit nga policia

Tiranë- Teksa hetimet për vrasjen e mbrëmshme (24 Gusht) në “Astir” po vijojnë me intensitet nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës, për të zbuluar dinamikën dhe motivet, ka dhënë dëshminë e parë në prani të hetuesve edhe i dyshuari i prangosur, Darmend Keli, 25 vjeç.

Pas një sherri me motive të dobëta, për shkak të ngacmimit të të dashurës së autorit të dyshuar, mbeti i vrarë me 4 goditje thike në trup (dy në gjoks dhe dy në këmbë), 34 -vjeçari Amarildo Hoxhallari, një emër i njohur për organet ligjzbatuese, për shkak të precedentit të vitit 2015, kur u akuzua bashkë me kushëririn Aurel (Altin) Hoxhallari, në kërkim, për organizimin e atentatit të dështuar ndaj Pajtim Serjanit, te “Rruga e Kavajës”.

Keli ka rrëfyer dhe këmbëngulur se se ka qenë ngacmimi që Hoxhallari i ka bërë të fejuarës së tij (e dashura), që denigroi situatën dhe ka çuar deri në ngjarjen e rëndë.

“Përcolla të fejuarën për tek parkimi dhe u ngjita për në shtëpi. Kur dola në ballkon, pashë që një motor po e ndiqte dhe personi po fliste duke e ndjekur paralel makinën. I fola nga ballkoni dhe më pas zbrita. Aty Amarildo Hoxhallari më ofendoi dhe më goditi fizikisht. Pas përplasjes me të, në një moment e godita me thikën që e kisha marrë nga shtëpia, në gjaknxehtësi dhe sipër. Ka qenë sherr i momentit dhe jo i paramenduar, nuk kam pasur qëllim vrasjen e tij”, ka dëshmuar ai ndër të tjera, duke u mbrojtur.

Policia e arrestoi minuta pas krimit dhe sekuestroi sende si prova materiale, teksa çështja ndiqet nga Prokuroria, momentalisht me akuzën “vrasja me dashje” dhe “prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Në njoftimin zyrtar të ditës së sotme, Policia e Tiranës sqaron mes të tjerash, se viktima në momentin e konfliktit shoqërohej nga i ndaluari tjetër A.M., 33 vjeç, që e drejtonte motorin e tij në gjendje të dehur. Ai është ndaluar për "drejtim mjeti në mënyrë të parregullt", kurse hetimet për krimin e rëndë mbeten ende aktive.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fiskik: 25/08/2024 14:10

    Shumë mirë ja ka bo plerës sepse është më problematiku në zonë....qelbësira në ferr shkoftë...

    Përgjigju
  • Ismeti: 25/08/2024 14:04

    GACMOJN FEMRAT NË MES TË RRUGES PA PIKË PËRFLLSHMËRIE NGA NERZIT QË I RRETHOJNË DHE ME PAPAQ... MERITOI ATË QË KËRKOI... TË LUMT DORA MORE DJALË.... ESHTË E DYTA VRASJE BRËNDA JAVËS PËR NDESHMËRI.... DO ZOTI ZEN MEN TË TJERËT E TSHIKOJNË GRAT QË KANË NË SHPI...

    Përgjigju
  • Partia: 25/08/2024 12:44

    Asnjeri nuk ka besim te shteti, te gjithë ne vetëgjyqësi.

    Përgjigju
  • Ciu: 25/08/2024 12:20

    Prerja e marredhaneve nga ana e Kines I ngjan zagarit qe te leh mas shpines!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Shqiptari dhe 3 turistët francezë shkaktojnë sherr të dhunshëm në hotel, 2 arrestohen! (Emrat)

Sarandë/ Shqiptari dhe 3 turistët francezë shkaktojnë sherr të dhunshëm në hotel, 2 arrestohen! (Emrat)