Veliaj: Na duhet mbështetje për të çliruar kopshtet e shkollat nga zaptimet, e vetmja mënyrë që Tirana të ecë përpara

Të gjithë prindërit në Tiranë duhet t’i regjistrojnë fëmijët në shkollat afër banesës së tyre, dhe mentaliteti për të zgjedhur ato që konsiderohen si më të mira duhet të ndryshojë.  Ka qenë kjo thirrja e kryebashkiakut Erion Veliaj, gjatë një inspektimi të punës për ndërtimin e terreneve sportive dhe mureve rrethuese për shkollat “Mustafa Greblleshi” dhe “Sandër Prosi”, në Njësinë 2

“Na duhet një punë e jashtëzakonshme me prindërit sepse është vetëm çështje mentaliteti. Duhet punuar që asnjë njësi administrative të mos e shkelë rregullin: Kujt i takon ta regjistrojë fëmijën në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’, sidomos tani që do bëhet edhe terreni sportiv, nuk duhet të shkojë te “Bashkim Fino”. Ky është një proces i cili kërkon të ndryshojmë edhe këtë ‘infrastrukturën’ 10 centimetra të mendjes sonë, siç do ndryshojmë edhe infrastrukturën 1200 kilometra katrorë të Tiranës”, tha Veliaj.

Ai theksoi se zhvillimi i kryeqytetit është një proces, që kërkon respektimin e rregullave të urbanizimit, por edhe mirëkuptimin e komunitetit.  Kryebashkiaku përmendi edhe një sërë projektesh, të cilat sipas tij janë bllokuar nga vendime gjykatash në favor të privatit dhe jo të publikut.

“Për sa kohë që ka gjykatë të shkallës së parë, të shkallës së dytë, ka Gjykatë Apeli, për sa kohë që ka gjykatë administrative, për sa kohë që Bashkia e Tiranës ka lënë pushimet dhe është në terren, nuk më vjen mirë kur shoh se si interesi publik nuk mbrohet dhe vazhdojmë me të njëjtat debate si para 7-8 vitesh, kur bashkia nuk merr dot një datë gjyqi për të çliruar një investim. Merren masa bllokimi për shkolla, kopshte, çerdhe, në interes të privatit, kundër publikut. U bënë 7 vite, nuk marrim dot një datë gjyqi për Kopshtin Botanik. Kjo nuk funksionon”, tha Veliaj.

Veliaj kërkoi mbështetjen për të çliruar pronat publike edhe nga zaptimet e fundit, duke theksuar se prioritet janë shkollat, çerdhet dhe kopshtet.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit