Vrasja në azilin e të moshuarve në Tiranë/ Zbulohet dëshmia e infermiereve të arrestuara: Menduam se ishte rrëzuar! Verifikohen kamerat e sigurisë

Tiranë- Pak orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dje (8Gusht) në azilin privat të të moshuarve “Ruaje Moshën” në Tiranë, ku historiani dhe shkrimtari Zyhdi Shehi, 78 vjeç, ka goditur disa herë me bastun hekuri në kokë shokun e tij të dhomës, Virxhil Vesho, 82 vjeç, Policia zbulon edhe detaje të reja nga dinamika e krimit të cilësuar si “vrasje me dashje”.

Arrestimi i autorit të dyshuar, që besohet se veproi në gjaknxehtësi pas një grindje me motive të dobëta për zënien e krevatit, grupi hetimor ndaloi edhe dy punonjëset e azilit, pasi akuzohen se fshehën të vërtetën.

Referuar po hetimeve dhe zhvillimeve të pasngjarjes, janë zbuluar edhe emrat e dy infermiereve të ndaluara nga policia; Nazime Mulla dhe Glesantina Saraçi. Hetimet po i ndjek më tej Prokuroria e Tiranës, teksa po verifikohen kamerat e sigurisë dhe mblidhen dëshmitë.

“Në vijim të veprimeve hetimore të thelluara të kryera u arrestuan shtetaset G. S., 26 vjeçe, dhe N. M., 31 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, me profesion infermiere në azilin ku akomodoheshin dy të moshuarit”, njoftoi zyrtarisht policia e kryeqytetit.

Dhe më tej sqarohet edhe arsyeja e ndalimit, vepra penale dhe se hetimet mbeten ende aktive.

“Nga hetimi i kryer u siguruan prova të mjaftueshme, që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se dy të arrestuarat në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë konsumuar veprën penale "veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal. Këto dy shtetase nuk kanë njoftuar organet kompetente për ngjarjen e ndodhur si dhe kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nga provat e deritanishme dhe dyshimet e arsyeshme të ekspertëve, "dy infermieret nuk kanë marrë në telefon policinë, por një agjenci funerale". Në polici ato kanë pretenduar se "nuk e kanë kuptuar që Zyhdi Shehi kishte vrarë Virxhil Veshon, por sipas tyre kanë menduar se është rrëzuar dhe i ka ardhur vdekja aksidentalisht" dhe jo nga dhuna e ushtruar nga shoku i dhomës së azilit.

Krimi i rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në lagjen “Ali Demi”, teksa autori i dyshuar Zyhdi veshi është një emër i njohur në fushën e Historisë dhe Letërsisë, i nderuar me medaljen “Naim Frashëri” për punën e kryer në arsim dhe “Qytetar Nderi” i Kavajës për hulumtimet historike. Autoritetet ligjzbatuese njoftuan se të dy të moshuarit vuanin nga skleroza.

E mbështollën me çarçaf dhe e çuan viktimën në agjencinë funerale: Kujtuam se ishte rrëzuar

Të marra në pyetje në mënyrë më intensive pas zbulimit të rastit nga Policia, infermieret kanë këmbëngulur se nuk e kanë kuptuar aspak se ishte vrasje dhe as u ka shkuar në mendje se mund të kishte ndodhur diçka e tillë.

“Menduam se ishte rrëzuar dhe kishte vdekur kur e gjetëm”, janë shprehur ato.

Më tej e kanë mbështjellë trupin me çarçaf dhe e kanë dërguar te agjencia funerale për procesion mortor, (larje, pastrim dhe veshje), por agjencia kur ka  vënë re hematomat nuk ka marrë përsipër vijimin e procedurës.

Trupi i viktimës është rikthyer sërish në azilin privat dhe i është kërkuar të njoftohet policia. Kurse grupi hetimor pasi ka bërë këqyrjen e parë në vendngjarje, verifikoi edhe kamerat e sigurisë, nga ku zbuloi se bëhej fjalë për një krim. Kjo provë ka çuar edhe në ndalimin e dy infermiereve, që po presin daljen për masë sigurie në Gjykatën e Tiranës, sepse kanë ndjekur procedurën e gabuar dhe duhet të kishin njoftuar menjëherë sapo panë trupin e gjakosur.

Por dy të dyshuarat sërish kanë mohuar të kishin dijeni për vrasjen, duke thënë se edhe për shkak të moshës së thyer të viktimës (82 vjeç), nuk u ka shkuar aspak në mendje se mund të ishte vrasje, përveç rrëzimit aksidental. Do të jenë hetimet e mëtejshme të prokurorit dhe Gjykata, që do vlerësojë statusin penal dhe nëse të dyshuarat kanë kryer shkelje me vetëdije.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lida: 09/08/2024 11:18

    Ja ka zënë krevatin në 4 të mjesit??!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja