Vrasja në Bllok/ Eraldo Rexho: Publiku i web-it e ‘copëtoi’ pa të drejtë Elvana Gjatën

Sherri i 4 tetorit të vitit që sapo lamë pas në ish Bllok ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën 2 të tjerë, ndërsa i përfshirë ishte dhe i dashuri i këngëtares së mirënjohur Elvana Gjata do të mbahet mend si një prej ngjarjeve më të bujshme të VIP-ave shqiptarë përgjatë 2018-ës. Pikërisht kjo ngjarje por edhe të tjera që ndodhën përgjatë vitit të kaluar u komentuan sot në studion e emisionit “Rreze Dielli” në Report TV nga dy gazetarët e njohur të shoëbiz-it Eraldo Rexho dhe Suada Daci. Rexho tha se komentuesit në web e gjykuan pa të drejtë këngëtaren e cila nuk meritonte të hidhej poshtë për shkak të kësaj ngjarje.

“Unë mendoj që njerëzit që komentojnë nuk janë shumë mbështetës. Publiku i webit e ka gjykuar dhe copëtuar edhe pa të drejtë Elvana Gjatën. Aq më tepër që Elvana e ka mbajtur shumë hermetike historinë e saj, dhe ndoshta iu kthye si bumerang. Unë komentin e kësaj situate do ta sjell përmes gjuhës së një tjetër personazhi që ishte Zhaku. Ajo tha: A e meriton Elvana Gjata që ta hedhim poshtë? Me të vërtetë nuk e meriton, ne të gjithë jemi dëshmitarë të të gjithë muzikës që ajo ka bërë ndër vite dhe gjithë momenteve të bukura që na ka dhuruar”.

Nga ana tjetër, sipas gazetares Daci, edhe media e përdori shumë emrin e këngëtares për të shitur sa më shumë historinë e bujshme që ndodhi 4 tetor që përfundoi me vrasjen e 28-vjeçarit Fabian Gaxha dhe plagosjen e dy të tjerëve në një konflikt mes të dashurit të këngëtares Elvana Gjata dhe miqve të tij, mes të cilëve dhe biznesmeni I njohur Ervis Martinaj.

“ Por edhe media e përdori sepse donin ta shisnin ngjarjen në kurriz të Elvanës. Nuk I shpëton dot, por jo çdo titull portal të bëhej me emrin e Elvanës. Askush nuk ka të drejtë të hyjë në jetën tonë personale dhe zgjedhjet tona. Ne bëjmë çfarë të duam. Elvana nuk e  meritonte këtë lloj trajtimi të paktën nga mediat shqiptare” tha Suada Daci.

Por a e ka dëmtuar karrierën e Elvana Gjatës kjo ngjarje? Dy gazetarët thanë në studion e “Rreze Dielli” se pavarësisht kostos që mbart si personazh publik, kjo ngjarje nuk do të mund të dëmtojë aspak muzikën e saj.

“Unë nuk besoj që muzikës së Elvanës ia ul kreditet kjo ngjarje, si personazh brenda Elvanës mund të mos I bëjë mirë, sepse ajo është thyer. Atë vështrim që kam patur unë nga jashtë, shumë pak kam patur komunikim me Elvanën, I kam dërguar mesazhet e mia private për ta mbështetur. Edhe përmes medias time jam përpjekur të jem pozitiv. Elvana nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet që bën I dashuri, babai apo një I afërmi I saj. Ajo këtë kosto do ta marrë sepse është personazh publik, por nuk ka asnjë përgjegjësi” shprehet Eraldo Rexho.

Ndërkaq Suada Daci tha se në 14 shkurt, Elvana Gjata do të shfaqet për herë të parë para publikut që pas ngjarjes së tetorit, pasi do të jetë e pranishme në premierën e filmit “Dy gisht mjaltë” ku është protagoniste bashkë me Ermal Mamaqin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eureka_dc: 04/01/2019 18:02

    Jo Elvana nuk meriton te copetohet per veprimet e te dashurit, po qe per fat te keq kengetaret shqiptare u shkojne nga pas range roverit te pare qe u vjen pas pa e dhe shesin veten per nje stil te caktuar jete

    Përgjigju
  • Arbër: 02/01/2019 17:30

    Ngushllime për copëtimin e asaj lavire!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb