Vrasja në Durrës, shpëton Kurti
hetimet: Viktima vdiq nga zemra

Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e një 60-vjeçari një natë më parë, në lagjen nr.1 të këtij qyteti. 

Policia sqaron se krimi ka ndodhur gjatë një konflikti mes tre personave, dy vëllezërve Kostandin Ekonomi 54 vjeç dhe Kujtim Ekonomi 50 vjeç si dhe dhëndrit të tyre, Jurgen Kurti 24 vjeç me Agim Arapi.

Ky i fundit i ka kërkuar lekët e qirasë Kurtit, rreth 130 mijë lekë të vjetra, për kalimin e tubit të aspirimit të picerisë në pronësi të 24-vjeçari, përmes dyqanit të viktimës.
 
(Në foto Agim Arapi, i vrarë dje në Durrës)
agim arapi

Sipas policisë, në debat e sipër, 60-vjeçari është goditur me grushte nga dy vëllezërit Ekonomi, ndërsa zhvishet nga përgjegjësia Jurgen Kurti, i cili një vit më parë u hetua për vrasjen e babait të tij. 

Policia sqaron se në momentin e konfliktit, Jurgen Kurti ka qenë jashtë dyqanit, ndërsa në sherr janë përfshirë dy vëllezërit Ekonomi me 60-vjeçarin Agim Arapi.

Po sipas policisë, nga ekspertiza mjeko- ligjore u vërtetua se shtetasi Agim Arapi ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën, ku nuk ka përballuar dot goditjet me grushta, të kryera nga autorët.

Njoftimi i policisë
Më datë 11.04.2017, rreth orës 19:55 në lagjen Nr.1 Durrës, Bulevardi "Epidam" ,në një dyqan ushqimor, ndodhi një konflikt për motive të dobëta, ku u plagos shtetasi Agim Arapi 51 vjeç, banues në Durrës.

I dëmtuari ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivet e Policisë, të cilët pak minuta pas ngjarjes kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit:

•Kostandin Ekonomi 54 vjeç, banues në Durrës;

• Kujtim Ekonomi 50 vjeç, banues në Durrës.

Të arrestuarit janë vëllezër me njëri-tjetrin.

Dinamika e ngjarjes:

Palët janë konfliktuar me njëri- tjetrin me sende të forta dhe për motive të dobëta (për një tub aspirimi).

Autorët e arrestuar dhe shtetasi Jurgen Kurti, i shoqëruar mbrëmë nga Efektivet e Policisë, I detyroheshin viktimës që ti paguanin një shumë parash, 13 000 lekë të reja për tubin e aspirimit.

Viktima i' a ka kërkuar shtetasit Jurgen Kurti paratë dhe në debat e sipër, kanë ardhur dhe janë përfshirë në konflikt edhe dy vëllezërit Ekonomi.

Këto dy të fundit e kanë futur viktimën, shtetasin Agim Arapi brenda në dyqanin ushqimor dhe kanë mbyllur qepenin, ku aty më pas e kanë goditur me grushta.

Gjatë kësaj kohe shtetasi Jurgen Kurti ka qenë jashtë dyqanit ushqimor (qepeni ishte i mbyllur dhe brenda ndodheshin viktima dhe autorët).


Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një thikë.

Nga ekspertiza mjeko- ligjore u vërtetua se shtetasi Agim Arapi ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën, ku nuk ka përballuar dot goditjet me grushta, të kryera nga autorët.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Vrasja me dashje”në bashkëpunim dhe”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 76, 25 dhe 279 të Kodit Penal.

Konflikti për 13 mijë lekë qira i merr jetën një 58-vjeçari 
Konflikti për qiranë e një subjekti tregtar ka përfunduar me vrasje në qytetin e Durrësit. 58-vjeçari Agim Arapi është qëlluar me thikë dhe sende të forta nga tre persona, duke humbur jetën.
Krimi ka ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar mbrëmjen e kësaj të marte, ndërsa policia ka vënë në pranga tre autorët e dyshuar, Kostandin Ekonomi, Kujtim Ekonomi, të dy vëllezër, dhe Jurgen Kurtin.  
Kostandin dhe Kujtim Ekonomi janë vëllezër, ndërsa Jurgen Kurti është dhëndri i Kostandin Ekonomi.
Vëllezërit Ekonomi ushtrojnë aktivitetin në një piceri dhe kishin nënshkruar një marrëveshje me Agim Arapin që tubat e ajrimit të picerisë të kalonin në pronën e viktimës, një dyqan pranë picerisë.

Jurgen Kurti vjet u akuzua se vrau të atin
Jurgen Kurti, 24 vjeç, është një nga tre personat e arrestuar për vrasjen me thikë të Agim Arapit, pronar i një dyqani në Durrës, mbrëmjen e kësaj të marte. 
I riu është jo pak i njohur për policinë dhe drejtësinë, kjo pasi një vit më parë ai u arrestua dhe akuzua si person i dyshuar për vrasjen e të atit, Artur Kurti. Ngjarja kjo e ndodhur në datën 5 prill 2016. 
Edhe pse cilësohej si autori kryesor i krimit brenda familjes, përgjegjësinë për ngjarjen e mori daja i tij, Leonard Ristani, i cili u dënua nga gjykata. Për rrjedhojë, Jurgen Kurti u lirua nga akuzat dhe fitoi lirinë. 
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

2024, një vit zgjedhor që përmbysi partitë në pushtet në shumë vende të botës

2024, një vit zgjedhor që përmbysi partitë në pushtet në shumë vende të botës