Vrasja në Fushë-Krujë, të rinjtë e kuptuan që po ndiqeshin, njëri prej tyre telefonoi nënën dhe motrën! Shumë të larguar jashtë vendit 1 javë para atentatit

Viktimat e masakrës së Fushë Krujës, Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, e pikasën makinën që ditën e ngjarjes i kishte ndjekur gjatë lëvizjeve të tyre. Këtë shqetësim ia ka shprehur familjarëve të tij Diklen Vata. Në dëshminë dhënë para hetuesve, motra dhe nëna e tij deklaruan se i kishte marrë në telefon dhe u kishte thënë se dikush po i ndiqte, por asgjë nuk bënë për të parandalur ngjarjen e rëndë.

Burime pranë policisë i thanë Report Tv se personat e dyshuar nga zona e Niklës që mund të kenë dijeni për ngjarjen nuk janë brenda vendit. Përmes sistemit TIMS është e provuar se ata janë larguar rreth një javë më parë në mënyrë legale nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Hetuesit ndërkohë kanë zbardhur në mënyrë të plotë lëvizjet që tre të rinjtë kanë kryer në ditën e atentatit. Referuar pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë, Martinaj, Vata dhe Hoxha, fillimisht kanë konsumuar një kafe në zonën e Rinasit dhe nga aty janë nisur me makinë në drejtim të Fushë Krujës. Disa dhjetëra metra pa arritur tek mbikalimi ku do të ndodhte masakra, ata ndaluan pranë një restoranti të njohur në zonë. Aty kanë parkuar makinën e tyre dhe kjo vërtetohet përmes pamjeve të kamerave të restorantit. Të tre djemtë janë larguar me një tjetër automjet, kësaj radhe me makinën e një mikut të tyre. Ai i ka dërguar në Kamëz në një servis makinash, ku ata kishin lënë për t’u rregulluar një tjetër mjet. Aty qëndruan pak pasi makina akoma nuk ishte në dispozicion për t’u marrë. Miku i tyre i ka kthyer sërish në të njëjtin restorant pranë mbikalimit të Fushë Krujës ku kishin parkuar makinën më herët. Morën në parking mjetin tip Volksëagen Passat dhe u nisën drejt Laçit. Sapo makina u ngjit në mbikalim në drejtim të tyre u qëllua më breshëri kallashnikovi. Si pasojë e të shtënave mbetën të vdekur të tre. Diklen Vata doli i plagosur nga makina, por njëri nga agresorët u kthye sërish dhe e qëlloi për vdekje. Brilant Martinaj e Besmir Hoxha u shkrumbuan brenda në mjet, i cili u dogj si pasojë e breshërisë së të shtënave. Bashkë me ta u shkrumbuan edhe aparatet celular, të cilët mund të kishin ndihmuar në hetime.

12 orë pas vrasjes që shokoi opinionin publik, në Ahmetaq në rrugë kryesore policia gjeti duke u djegur një automjet, i cili rezultoi të ishte pa targa dhe i të njëjtës markë si ai që dogjën autorët në Larushkë, pas masakrës. Dyshimet e para të hetuesve janë se i përket të njëtëve autorë, dhe po verifikohet nëse është përdorur për të humbur gjumrë apo si karrem për të fokusuar ngjarjen në disa drejtime.

Askush nuk është i dyshuar si autor deri tani. Në vendngjarje ekspertët e kriminalistikës gjetën rreth 60 gëzhoja të cilat janë dërguar tashmë në laboratorin e Policisë Shkencore. Në automjetin e djegur në Larushkë gjithçka është shkrumbuar, ndërsa armët e gjetura nuk pritet të ndihmojnë në hetime për shkak të zjarrit. Hetuesit janë të binduar se kemi të bëjmë me qitës profesionistë, ndërsa pista kryesore e hetimeve është ajo e përplasjeve të grupeve kriminale.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O ishi: 20/07/2022 16:27

    Po une e di se asht ma i forte kush vret ma shume er zorraxhi nikle se per ate pune kush vret e vrasin hahah po vret 4 ene te vrase SUL DEMA 15 kush asht ma i forte hahh shnet ...

    Përgjigju
    • Krutoni: 20/07/2022 23:55

      Dhe Sul Dema shum nalt ka qen , po me Benin e din gjithe qe nuk krahasohet njeri , sepse ai bente ligjin dhe me te fortet e Tirones. Por shok kan qen .

  • Jari: 20/07/2022 13:25

    Po pse po mereni me të ndjerër o Klodjana Lala, lerëni familjarët të qajnë Fëmijët e tyre. Sa ndodh një vrasje Ju të kronikës së Zezë bëni Dasmë, s ju vjen turp fare, !

    Përgjigju
  • Ishi: 20/07/2022 09:56

    O shok ka qene nji ma i forte se SUL DEMA nji prej kruje BEN K. E KA PAS E VRANE HAKT ME LEK SE SKISHIN BYTHE DREJT PERDREJT SE I VRAU NJA 3 a 4 HAKVE

    Përgjigju
    • 001: 21/07/2022 10:50

      Gjet rafmet , Beni nuk lente Hakt me ardh nalt ne Kruje, as katunaret vtm per te premte e diel , po ti shihte i degjeneronte i rrihte .. si Beni ska pas Shqiperia , se i kemi degju gjith historit e gangstereve te atyre koheve, po ky esht tj level , dhe pse sesht i famshem se Kruja ne qytet esht vendi i qet po gjthm ka prodhu kryetrima , si Baz Kupi .

    • Krutoni: 20/07/2022 23:53

      S’bohet fjale Ben K. ka qen me i forti i asaj periudhe e din te gjithe ne rrethin e Krujes bashke me D.K , dikur shok me Hakt pastaj u zune . Dihet historia Ben K ishte trim dhe ne grusht ste falte ne asnje drejtim, mire thonte Skenderbeu 2 . Po e vrane me pages ato qe sot ndodhen ne Ecuador..

    • O ishi: 20/07/2022 14:06

      O ishi kush ka qene ky Ben K.? Hakt derisa kan vra kto qe paskan qen te forte i bie qe jan ma te fortit ne kruje.

  • Per artanin: 20/07/2022 09:52

    O artan a nanji prej HAKSH je hahaha shko se ke ene QEMAL DEMEN GJALLE HALA SE 4 DEMVE TE VRA E 15 TE HAKVE ENE TI MTHU KA MARRE HAK HAHAAH

    Përgjigju
  • Sali Berisha Junior: 20/07/2022 00:45

    Kur lexoj lajme si vipat paskan pas miqesi me Martinaj. A me thot njeri se a e ka pas hak plumin ky cubi qe levizte me bodigard?

    Përgjigju
  • Iris: 19/07/2022 23:58

    Ai /miku/ qe i ka ndihmuar,paska lindur me fat!Sikur vrasesit te mos benin perzgjedhje kohe,vendi dhe personi,sot dhe ai do te ishte thjesht nje statistike.S.d.q dicka nuk shkon ne sistemin tone te drejtesise,kur nje polic(Xh.P) has kriminele ne rruge dhe ne vend t'ia mbathin ata,ia mbath polici qe vritet ne fund,dicka nuk shkon!Dhe si shpjegohet qe hetuesia dhe policia nuk i kishte kontrolluar rrjetet sociale? Nga reagimet e Stresit me shoke,duket qe keta ishin miq te ngushte,mbanin kontakte,ndoshta frekuentonin te njejtat ambiente e shoqeri.Si shpjegohet qe policia nuk e kishte marre asnjehere ne pyetje Stresin etj,per keta vrases qe ishin ne kerkim?!

    Përgjigju
  • Fushe kruja: 19/07/2022 22:27

    o cuna te ri te vrasin HAKT e BAMT po ju shkove ne dere te shpise se po te levizshit ne rruge tjeter ka 100 vjece keni qene tu bo se 1 te forte dun kto si te derdh zorrt ene myllen mrene sdalin prej nikle mo

    Përgjigju
  • tani: 19/07/2022 19:04

    Edhe e diminuire qe po i ndiqnin dhe nuk ben gje...e me keq shqetesuan dhe familjaret qe i treguan qe po i ndiqshin? Keta e paskan ditur veten supermena mor shok...qe nuk e rruanin par asnji e asgje.epo kot nuk thuhet nji fjale: ta rrit Zoti mendjen...mendja e madhe esht zi e te zotit Po ai bisha c'ne me bodigard? Apo esht shoku i atij legeni stresit??? E paska ditur qe do i vinte dita nga robi e jo nga Zoti Esht bo fush kruja vendi i killarve....e do vin dita qe do ket me shum varre killersh te vrare se sa te vdekur natyralisht

    Përgjigju
  • Ndoka: 19/07/2022 15:55

    Ky edhe paska dasht me tall b*then me Cangt, bamt e Hakt tu u shkua te dera e shpis xhiro te lire. Edhe sdine me qellu edhe tallen derisa te pjeken. Martinajt kane marre lek me vra njerzit e gabum kete rradhe. Paguesit jane nry mrena ne Lezhe

    Përgjigju
    • Artan: 20/07/2022 00:43

      Me duket se Sul Demen e poqen ke Restorant Verdi duke pi kafe. Gjakun sta fal kush or tej

    • Per ndoken: 19/07/2022 17:53

      Po ca lesh HAKT E BAMT E CANGT se HAKT i vra 15 vete SULE DEMA nji ka nji hahha i qiti faret me FRED TUSHEN prej LACI HAHAH

  • Toma: 19/07/2022 14:41

    Mir e keni se tan ato atentate e nuk mundet me e vra mariglenin. Kjo do ju gjete kur skeni shenj me gjujt si duhet

    Përgjigju
  • Shpresa Basha: 19/07/2022 14:28

    Ma ne fund moren hak Niklaxhit per sulmet qe u kane ba keta. Po Ndokajt e shkrete ca ja u dashte me pyet per Sandrin? Tan i ke mren tani tu u dridh prej friget se mos

    Përgjigju
    • Lezhjani: 19/07/2022 22:08

      Pa merak se nuk mbyllet me kaq! Mbajë mend çfarë po të them, shume shpejt do jemi duke komentuar lajme të tilla, por kësaj radhe nga krahu i tjetër.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën