Vrasja në Gjirokastër, historiani Arben Llalla: Ushtari grek provokoi, e njoh prej 6 vitesh, ja e vërteta

Historiani Arben Llalla në një lidhje telefonike për Report Tv për rastin e vrasjes së ekstremistit grek në Gjirokastër u shpreh se ngjarja është një provokim nga fqinjët, ndërsa kërkoi reagimin e menjëhershëm të zyrtarëve të lartë të Shqipërisë.

Ai tha se viktima ishte ushtar, pjesë e ‘Legjioneve të Shenjta 2012’ dhe anëtar i Agimit të Artë. Sipas tij, grekët po ndryshojnë versionin e ngjarjes duke e paraqitur rastin sikur ushtari u vra në mbrojtje të flamurit grek në Shqipëri, por e vërteta është e kundërta.

Athina për fatin tonë të keq ka filluar ta menaxhojë shumë mirë situatën duke e paraqitur ndryshe, sikur e ka fajin gjithë shteti shqiptar, pasi greku shkoi që të mbronte flamurin grek, pasi policia shqiptare do ta hiqte atë, por kjo nuk është e vërtetë. Zyrtarët e shtetit shqiptar të dalin dhe të japin versionin real, mos biem pre e grekëve. Personin që ka vdekur e njoh prej 6 vitesh, ka qenë ekstremist grek, jo vetëm për aneksimin e Shqipërisë, por edhe Maqedonisë. Veshjen e tij ushtarake, e mbajnë forcat speciale greke. Tre-katër herë në vit i ndjeri vinte shpaloste një flamur për Vorio Epirin. Ai ka provokuar brenda territorit ndjenjat e shqiptarëve. Nuk e di përse nuk del Rama. Ai është anëtar i paralimitarëve ‘Legjionet e Shenjta 2012’. Janë paramilitar të luftërave. Janë oficerë rezervë, që stërviten cdo 3-4 muaj nga shteti grek. Këta janë ata që gjithmonë kanë hyrë në Shqipëri dhe më pas ka ardhur ushtria greke. Ky është edhe anëtar i Shoqatës Rinia e Vorio e Epirit. Në 2017 ky ka ardhur me dy autobusë nga Athina për të festuar. Ai ka vepruar i vetëm, por është provokim ndaj shqiptarëve. Ai është baba i dy fëmijëve. Në Bularat do të vinin 500 veta nga Greqia, por edhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri. Bularati ka një popullsi të butë, por ky i provokoi. Flamujt i vendosi para dy ditësh dhe asnjë nuk shkoi ti heqë. Ky bën pjesë te forcat e sigurisë së Agimit të Artë. Ky formacion ka grupime që financohen nga shteti grek. Pra është vetë shteti grek që i nxit tensionet, nesër dhe pasnesër do të dalin të tjerë ekstremistë.

Arben Llalla

Konstantinos Kacifa u vra sot nga RENEA në Bularat, pasi hapi zjarr ndaj policisë duke u rrezikuar jetën, ndërsa nuk pranoi të dorëzohej. Ai është ushtar grek pjesë e grupeve ekstremiste, ndërsa Athina zyrtare ka kërkuar sqarime nga Shqipëria.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 06/12/2018 21:04

    As na erthun stin albania krisi avji 8 dhekembre albania sas perimeni krisi avji na dhite pi ine albani as na erthete se mas min nomizete oti tha mpite opos mpikate tin proti fora afti tin fora tha qithi ema stin albania me sas pios den theli tin zoi as na mpi stin albania kora racistes elines .eqete skotothi toso albanus stin eladha na parete qe ton vangjeli dule na sas voithisi esas .

    Përgjigju
  • Suela: 29/10/2018 06:41

    edhe ketij tipit hetim me ligjin annti mafia dhe hetim pasuror pwr te gjithe familjen, sepse incidenti ishte teper i rende dhe i paramenduar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari