Debati për heroinën arvanitase Laskarina Bubulina lidhur me revolucionin grek të 1820 vijon ende. Në ‘Repolitix’ studiuesit Auron Tare dhe Arben Llalla debatuan për rolin e Bubulinës dhe të arvanitasve në çlirimin e Greqisë nga pushtimi i Perandorisë Otomane.

Tare thotë se debati është disi i fryrë dhe se këta arvanitas nuk kanë kontribuar në luftën e tyre për çështjen shqiptare por vetëm për atë greke.

'Kur zotëria thotë se nga 100 heronjtë të Greqisë, 99 ishin arvanitas, deri në 1820 1823 sigurisht ishte zonë e Perandorisë dhe komunitetet u ngritën kundër Perandorisë Otomane. Nuk vlen ky debat për njerëz të cilët qartësisht pavarësish origjinës kanë kontribuar për luftën greke.

Kryeministri Albanese në Australi është me origjinë të largët arbëresh. Kjo pjesa që ti marrim shqiptarë një sërë njerëzish është naive. Kemi Piro Dhima nga zona u Kurveleshit dhe kur doli në Olimipiadë brohoriste për Greqinë. Pjesa antropologjike nuk ka rëndësi të madhe. Se nga vjen pak rëndësi ka. Çfarë kontributi ka kjo zonjë? Shumë njerëz që nga mbiemri janë arvanitas kanë për çështjen shqiptare, Zero', tha Tare.

Ndërsa historiani Arben Llalla iu kthyer ashpër Tares dhe nga ana tjetër u shpreh se arvanitasit u shfrytëzuan nga fuqitë e mëdha për të sjellë pavarësinë në Greqi dhe më pas u vranë prej tyre.

'Auron Tare jeni nul për historinë e 1821. U ngritën njerëz të pashkolluar për të marrë pronat e agallarëve. Oficerët anglez pretendonin të gjenin grekët e lashtë dhe gjetën disa arvanitas. Ju merreni me arkeologji. Por për arvanitas i kam kushtuar 12 vite. Kam ndenjur me ta. Nuk bëhet kështu historia. Arvanitasit nuk e nisën për shtetin grek,. Por ishte Anglia, Franca. U sollën 40 mijë ushtarë bavarezë që vranë arvanitasit. Por pas 1946 Greqia i thirri mendjes se nuk kemi heronj dhe i bëri këta heronj. Këta heronj u vranë nga anglezët, francezët.

Në vitin 1850 grekët nisën ti bëjnë grek. Por nuk ishin grek, nuk dinin një fjalë greqisht. Ishin vendas nuk ishin ardhacakë, si arbëreshët. Termi grek nuk ka ekzistuar në 1821. I referohej termi Rumelisë. Nuk kishte revolucion, ishte kryengritje. U ngritën dhe grabitën pashallarët. U shfrytëzuan nga Rusia, Franca dhe Anglia', u shpreh historiani Llalla.