Mediat greke publikuan një video audio të regjistruar pak ditë më parë kur dëgjohen këcënimet që bashkëshorti Eduard Danaj bënte ndaj ish gruas Enkelejda Danaj, 40 vjeçe e cila u vra në mes të rrugës mëngjesin e 16 majit.
Ngjarja është regjistruar pak ditë më parë.Viktima dëgjohet të bërtasë duke i thënë "Çfarë po bën!". Në audio dëgjohet 50-vjeçari i cili e kërcënon.
40-vjeçarja nga Vlora u vra në mes të Athinës nga ish-bashkëshorti i saj, të cilin e kishte denoncuar 3 herë për dhunë fizike e psikologjike. Enkeleda Danaj u qëllua me thikë në bark kur kishte dalë nga shtëpia në 05.00 të mëngjesit për të shkuar në punë. Ajo jetonte në Menidi të Athinës me dy fëmijët, lagje ku u gjet pa jetë në rrugë dhe pranë saj thika me të cilën u vra. Autori u arrestua disa orë më pas.
Lajmi kryesor: