TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për Fabjol Alushin, i cili u arrestua nga policia dy ditë më parë në një operacion sekret nga policia. Gjatë seancës së sotme, Prokuroria e Tiranës kërkoi masën "burg pa afat" por kjo kërkesë u rrëzua nga gjyqtari i dosjes Artan Gjermeni.
I arrestuar dy ditë më parë për vrasjen e ndodhur në ish-Bllok, Alushi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
42-vjeçari është mik me Ervin Matën, të dashurin e Elvana Gjatës dhe Merviol Bilon, komandon që vrau truprojën e Ervis Martinajt.
Sipas videos që Report Tv ka transmetuar ekskluzivisht (SHIKO KËTU) Alushi është i fundit që del nga grupi i Ervin Matës dhe nuk dallohet që të ketë armë në dorë.
Ndërkohë që në kërkim vijojnë të jenë Ervin Mata, që dyshohet se është arratisur jashtë vendit, Merviol Bilo, i cili sipas burimeve të Report Tv i ka shpëtuar një operacioni policor pak ditë më parë, biznesmeni Eldi Dizdari edhe ish-polici Santiago, i cili mbrëmjen e 4 tetorit hyn dhe del lirisht nga lokali "Monopol" dhe në kokë mban kapele.
Në datë 25 nëntor u dorëzua Ajaks Boshnjaku, miku i Ervin Matës, ndërkohë që në datë 27 nëntor u lirua nga burgu pas arrestimit Geldo Hoti, që ishte pjesë e grupit të Matës. Pronari i lokalit në Bllok, Redi Popescu u la nga gjykata në masën ‘arrest shtëpie’ në datë 23 tetor pas arrestimit. Ai dyshohet se fshehu pistoletën e Ervis Martinajt.
Ndërkohë që Ervis Martinaj ndodhet në arrest me burg pa afat, pasi përpos akuzave për ngjarjen në Bllok akuzohet edhe për pastrim parash (LEXO KËTU). Nga zbërthimi i mesazheve telefonike të Martinajt nga ekspertët izraelitë, rezulton se ai ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në këtë ngjarje (LEXO KËTU).
Shkak i përplasjes me armë zjarri në ish-Bllok fillimisht u dyshua se ishte sherri për një ngacmim ndaj këngëtares Elvana Gjata, e cila është e fejuara e Ervin Matës, por rezulton se arsyeja kryesore ka qenë prishja e pazareve të drogës.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2958
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrau në Krujë vëllezërit Bardhi pasi i plagosën vëllanë, Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Roland Pulën
22 Nëntor, 21:19
-
Vrasja e Martinit, 'arrest me burg' 14 vjeçarit, gjyqi mbahet në spital! I mituri s'tregon ku fshehu thikën: S'mbaj mend çfarë ndodhi! Hetohet kush e ndihmoi
22 Nëntor, 09:36
-
Tiranë/ Tensione në seancën e Dan Hutrës! Autori i vrasjes së trefishtë ballafaqohet me të dënuarin të cilit i vrau motrën: Gjakun nuk e fal! Refuzoj të jap deklarime para kësaj monstre
14 Nëntor, 14:36
-
Gjykata Administrative shfuqizon vendimin e Kuvendit për përjashtimin e 24 deputetëve të PD nga seancat plenare
6 Nëntor, 13:10
-
Vrasja e Malkos, dëshmon Leonard Duka: S'kisha konflikte me Martinajn, më prezantoi Santiagon! Përplaset me prokurorin: I paaftë, vetëm gjyshen në varr s'ma shpalle në kërkim
24 Tetor, 14:02
-
Tiranë/ Dhunuan blogeren Klea Prenga, dalin në gjykatë dy motrat Berishaj! Arrest shtëpie për Marielën, detyrim paraqitje për Antonelën
18 Tetor, 13:58
-
Korrupsion me pacientët e sëmurë me COVID, Prokuroria kërkon 7 vite burg për Tiren, 30 vite për 5 infermieret dhe 6 për kolegen e saj! (DOSJA)
15 Tetor, 09:54
-
Tiranë/ Shtëpia e barit te 'Kadastra' në Selitë, burg për 3 nga 7 të arrestuarit! Gjykata liron me ‘arrest shtëpiak’ 3 punonjësit e OSHEE dhe të akuzuarin tjetër
13 Tetor, 15:30
-
'Martinaj 100 mijë € Bardhit'? SPAK: Mesazhe të manipuluara, po hetojmë për burimin! Kush po i shtantazhon politikanët? Prokuroria: SMS të tilla u shkuan edhe të tjerëve
9 Tetor, 13:13
-
Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Alda Klosin, sanitaren Rozeta Dobi dhe djalin e saj! Vendimi i plotë dhe masat e dënimit
3 Tetor, 15:54
-
‘Martinaj 100 mijë € për fushatë Gazit’? SPAK nis verifikimet për mesazhet që i mbërritën Bardhit, i këqyrin telefonin! Deputeti: Prokuroria më konfirmoi se janë false, shantazh
2 Tetor, 13:41
-
‘ Po e bëj për Zenin!... Jepi 100 mijë euro Gaz Bardhit për fushatën!' Krimi Kibernetik nis hetimet për mesazhet e Martinajt dhe Mihasit në SKY ECC! I denoncoi deputeti
1 Tetor, 12:16