Vrasja në ish-bllok, shtyhet dëshmia e Ylvi Beqjat për kërcënimin nga Ervis Martinaj

Vrasja në ish-bllok, shtyhet dëshmia e Ylvi Beqjat për kërcënimin nga Ervis Martinaj

Ervis Martinaj dhe Ylvi Beqja

Ishte planifikuar që ditën e djeshme të dëshmonte në prokurorinë e Tiranës biznesmeni Ylvi Beqja, i cili është ftuar nga anëtarët e grupit hetimor për të dëshmuar në dosjen “Martinaj”. Por dëshmia e tij nuk është marë nga prokurorët e çështjes, të cilët mësohet se e kanë shtyrë për ditën e mërkurë të javës që vjen. Beqja në muajin Mars 2017, ka kallëzuar në prokurori Ervis Martinaj, duke e akuzuar se e ka kanosur me jetën e tij, me qëllim tërheqjen nga dëshmia kundër Emiljano Shullazit.

Por kur kanë kaluar më shumë se një vit e gjysëm nga kallëzimi që Beqja ka bërë në prokurori, biznesmeni është thirrur të dëshmojë kundër Ervis Martinaj. Ndërkohë ditën e djeshme një grup efektivësh kanë arrestuar Fabjol Alushin, i shpallur në kërkim dy muaj më parë, pasi dyshohet se është përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018. 42-vjeçari Fabjol Alushi rezulton të jetë mik me Ervin Matën, që është i dashuri i Elvana Gjatës dhe Merviol Bilon, komandoja që vrau Fabian Gaxhën është prangosur mbrëmjen e djeshme në një operacion sekret nga policia, ndërsa akuzohet për vrasje, vrasje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas videos që Report Tv ka transmetuar ekskluzivisht Alushi është i fundit që del nga grupi i Ervin Matës dhe nuk dallohet që të ketë armë në dorë. Fabjol Alushi ishte në grupin e Matës dhe Bilos në momentin që ndodhi përplasja me Ervis Martinajn në ish-bllok. Nga ngjarja në datë 4 tetor në ish-Bllok u vra, Fabjan Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljo Hato.

Personat në kërkim
Për ngjarjen e 4 tetorit 2018 në kërkim vijojnë të jenë Ervin Mata, që dyshohet se është arratisur jashtë vendit, Merviol Bilo, i cili sipas burimeve policore, i ka shpëtuar një operacioni policor pak ditë më parë, biznesmeni Eldi Dizdari. Në datë 25 nëntor u dorëzua Ajaks Boshnjaku, miku i Ervin Matës, ndërkohë që në datë 27 nëntor u lirua nga burgu pas arrestimit Geldo Hoti, që ishte pjesë e grupit të Matës. Pronari i lokalit në ish-Bllok, Redi Popescu, u la nga gjykata në masën “arrest shtëpie” në datë 23 tetor pas arrestimit. Ai dyshohet se fshehu pistoletën e Ervis Martinajt.

Ndërkohë Ervis Martinaj ndodhet në “arrest me burg” pa afat, pasi përpos akuzave për ngjarjen në Bllok akuzohet edhe për pastrim parash. Nga zbërthimi i mesazheve telefonike të Martinajt nga ekspertët izraelitë, rezulton se ai ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në këtë ngjarje. Shkak i përplasjes me armë zjarri në Bllok fillimisht u dyshua se ishte sherri për një ngacmim ndaj këngëtares Elvana Gjata, e cila është e fejuara e Ervin Matës, por rezulton se arsyeja kryesore ka qenë prishja e pazareve të drogës dhe borxhet financiare.

Lënia në burg e intensifikimi i hetimeve
Ndaj Ervis Martinaj që prej 19 nëntorit 2018 gjykata e Apelit Tiranë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” 30 ditor në “arrest në burg”. Pas këtij vendimi nga ana e anëtarëve të grupit hetimor është bërë një mobilizim, me qëllim sigurimin e prova dhe fakteve të tjera, ku Martinaj besohet se është përfshirë në veprimtari kriminale. Plot dy muaj nga ndodhja e masakrës së 4 tetorit 2018 në ish-bllok ku Fabian Gaxha mbeti i vdekur, dhe Ervis Martinaj e Eljo Hato u plagosën, në prokurorinë e Tiranës është ngritur një grup pune, ku po shfletohet dhe analizohet çdo kallëzim, çdo provë dhe dëshmi që është dhënë në kohë, pranë organeve ligjzbatuese, kundër Ervis Martinaj dhe bizneseve të tij.

Tashmë pjesë e dosjes së masakrës së 4 tetorit 2018 është bërë dhe një kallëzim penal, që biznesmeni Ylvi Beqja ka depozituar në prokurori në mars 2017. Mësohet se në një nga ditët e këtij muaji, dëshmitari i mbrojtur dhe bashkëpuntori i prokurorisë Ylvi Beqja deklaroi para Gjykatës së Krimeve të Rënda se Ervis Martinaj i kishte ofruar 7 milionë euro për t’u tërhequr nga dëshmia në gjykatë kundër Emiljano Shullazit. Ky takim sipas Beqjat është kryer mes tij dhe Martinaj në ambjentet e shtëpisë së tij në Tiranë.

Mirëpo pas refuzimit të ofertës së Martinaj i cili kishte ardhur si mik në shtëpinë e Beqjat, sipas deklarimeve të biznesmenit, më pas Martinaj e kishte kërcënuar. Për pasojë në atë periudhë, Ylvi Beqja ka depozituar një kallëzim penal kundër Ervis Martinaj, për akuzën e “korrupsionit aktiv të dëshmitarit të mbrojtur nga drejtësia” dhe “kanosjes për të mos kallëzuar apo dëshmuar para organeve ligjzbatuese”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja