TIRANE- Prindërit e Marjo Memës, i dyshuar në lidhje me vrasjen makabre që i është bërë Ismail Lulit një javë më parë në Itali rrëfejnë për gazetën “Shqiptarja.com” atë se çfarë po ndodh me djalin e tyre. Vera Mema rrëfen gjithashtu edhe “bombën e dytë” që i ndodhi, pasi pak ditë më parë vëllai i saj i cili jeton në Tiranë u gjet i vetëvarur në banesën e tij.

Gruaja së bashku me bashkëshortin e saj kishin ardhur në Tiranë për ceremoninë mortore të familjarit të tyre por me kokë ende të kthyer nga shteti italian duke menduar për atë që djali i tyre po akuzohet. Pasditen e 19 korrikut, Ismail Luli u ftua nga dy Igli Meta dhe Marjo Mema që të laheshin në një lum në zonën e San Martinos. Ata u takuan në stacionin e autobusit ku muaj më parë Ismaili njohu Ambrën dhe shkëmbyen numrat e telefonit. Ismaili është çuar pranë pyllit të San Martinos dhe është lidhur me litar në gjoks, në një kryq pranë një kishe dhe më pas është goditur më shkelma dhe grushte nga Meta.