Vrasja në Kamëz, flet babai i autorit të krimit: Djali im është një monstër, duhet të varet

Vrasja në Kamëz, flet babai i autorit të krimit:  Djali im është një monstër, duhet të varet

Petrit Kurti, babai i Vladimir Kurtit qe vrau Agim Bucin ne Kamez

Babai i Vladimir Kurtit, 28-vjeçarit që u arrestua si i dyshuar për vrasjen gjatë grabitjes të tregtarit Agim Buci dhe plagosjen e bashkëshortes së tij, kërkon falje. I përlotur, Petrit Kurti thotë se e ka mohuar të birin. Madje e quan ish-djalë, pasi thotë se nuk është më djali i tij.

I vetëdijshëm që nuk ka fjalë që të ngushëllojë familjen Buci, ai sërish i kërkon falje. Petrit Kurti thotë se po tenton të ndërmjetësojë me familjen e Agim Bucit, që t’i shkojë për ngushëllim, por deri tani nuk e ka marrë askush përsipër, pasi është i vetëdijshëm që ngjarja është shumë e rëndë.

Ndërsa për të birin thotë se kërkon dënim maksimal. Madje i drejtohet Presidentit, Kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit që të rishikojnë ligjin dhe të kthehet dënimi me vdekje. E ky ligj, ai kërkon që të zbatohet së pari me djalin e tij.

“Ne nuk jemi kështu. Nuk kemi qenë kurrë. Po rrisim mostra”, shprehet babai i Vladimir Kurtit. I tronditur për atë që i ndodhi familjes Buci dhe që shkaktar i asaj ngjarjeje është djali i tij, Petrit Kurti thotë se i mirëkupton ata edhe nëse nuk e pranojnë faljen e tij.

Ndonëse të dyja familjet janë nga Mati, madje banojnë thuajse në të njëjtën zonë, babai i Vladimir Kurtit thotë se nuk e njihte më parë familjen Buci. Për këtë arsye po tenton të ndërmjetësojë me persona që ka njohje të përbashkëta me atë familje, në mënyrë që të shkojë për ngushëllim në familjen e tyre.

Vladimir Kurti së bashku me shokun e tij Ruzhdi Hode tentuan të grabisin marketin e Agim Buci, por gjatë përleshjes e vranë, ndërsa gruan e tij e plagosën. Autorët u kapën pas dy ditësh nga policia duke pranuar krimin. Vrasjen e kreu Vladimir Kurti, ndërsa Ruzhdi Hode ishte bashkëpunëtor./ Panorama

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Volti: 30/04/2018 11:41

    "Cfar ta ben femija, sta ben as perendia" thote nje fjale e urte.

    Përgjigju
  • Blenard: 30/04/2018 10:08

    Ne hall te math je o zotri e kete e shohim ne syt e tu por duhet ta kishe rritur pak me mire femijen tend e dim ckohe kan ardhur dhe si rriten tani por ne dark ne familie vinte ky derdiment

    Përgjigju
    • Arben Metani: 30/04/2018 11:52

      Kusn eshte ai prind qe nuk do ta rrisi femine e tij qe te behet me i miri? Nuk eshte ceshtje deshire. Secili nga ne ka kufizimet e veta qe nuk varen nga ne por nga zgjedhjet e detyruara qe marrin gjate rritjes, edukimit, dhe jetes se perditshme. Kufizimet ekonomike qe nuk varen nga ne. Kufizimet kulturore qe i trashegojme nga brezat paraardhes. Kufizimet nga mentaliteti i perditshem qe e bejme per te detyruar per te bashkejetuar ne komunitetin ku jetojme, pallatin, lagjen, fshatin, qytetin.

  • Eduart: 30/04/2018 10:06

    Dhimbja e nje prindi,lotet qe ai leshon per humbjen e 1-nje jete t'pafajshme por dhe humbjen e dalit t'vet tashme eshte 1-nje dhimbje e dyfisht per zoterin ne fjal

    Përgjigju
  • Erik: 30/04/2018 09:56

    Nga te rrallet prind ne Shqiperi qe denojne veprimet e femijes se vet dhe kerkon denimin e tij maksimal. Ne me te shumten e rasteve kriminale familjaret jane bere pale ne mbulimin e krimeve te femijeve te tyre duke nxjerre ne rruge kriminele edhe me te rrezikshem se me pare. Kjo familje e meriton nje shanc per falje, djali le te vuaj pasojat e asaj qe beri.

    Përgjigju
    • Arben Metani: 30/04/2018 10:16

      Si cdo prind, edhe babai i vrasesit te ndjerit Buci, denon ate qe bejne te gabuar femijet. Por mohimi i femijes tend eshte nje gje qe nuk behet. Dhe familja Buci duhet te kuptoje qe mohimi i femise nuk behet ne asnje rast pervecse duhet mbajtur qendrim mohues, i perjetshem dhe i palekundur ndaj veprimit te tyre nga cdo prind. Ngushellime familjes Buci.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun