Vrasja në Kamëz/ Frikë nga hakmarrja, ngujohet babai i autorit: Djalin, dënojeni me vdekje

Vrasja në Kamëz/ Frikë nga hakmarrja, ngujohet babai i autorit: Djalin, dënojeni me vdekje

Petrit Kurti

KAMEZ-Një javë pas vrasjes uniformat blu vijojnë që të patrullojnë zonën ku ndodhet familja Kurti. Kryefamiljari Petrit Kurtit i trembet një hakmarrje nga familja Buci, pasi djali i tyre vrau Agim Bucin në datë 24 gjatë tentativës së grabitjes së marketit.

Report Tv ishte sot në familjen Kurti në Kamëz, brenda në banesë ishin vetëm gratë, ndërsa kryefamiljari Petrit Kurti qëndron te të afërmit e tij për t’iu shmangur ndonjë konflikti dhe hakmarrje të mundshme. Policia vijon patrullimin duke qëndruar pranë zonës ku banon familja Kurti.

Report Tv mëson se djali i familjes Kurti, Vladimiri, që u arrestua për vrasjen ishte i dhunshëm, ndërsa ishte denoncuar 5 herë. Petrit Kurti ka deklaruar në polici se ishte shumë e vështirë që të bisedonte me djalin, pasi ishte i dhunshëm, ndërsa shtoi se duhet të dënohet me vdekje për krimin.

Djali ishte i dhunshëm, kishim një marrëdhënie të acaruar, ishte e vështirë që të bisedohej. Kemi pasur debate në familje, nuk ka munguar edhe dhuna. Mbajeni në burg dhe dënojeni me vdekje për krimin që ka bërë

Petrit Kurti në polici

Pas ngjarjes, Petrit Kurti ka shkuar për të takuar djalin në polici, ndërsa Vladimiri ka mohuar fillimisht që të kishte lidhje me ngjarjen duke deklaruar se është i pafajshëm. Pas disa orësh, policia e liroi Kurtin duke e futur në kurth, pasi ky i fundit kur doli foli me bashkëpunëtorin Rushdi Hoda duke i kërkuar që të fshehë provat. Policia i kishte nën përgjim, ndërsa shkoi përsëri në familjen e Kurtit duke e arrestuar, ndërsa sot i la në burg. 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen