Vrasja në Kamëz, vijojnë kërkimet për armën e krimit, devijohet lumi/ VIDEO

TIRANË-Vijojnë kërkimet intensive për gjetjen e armës së krimit në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kamëz më datë 25 Prill ku humbi jetën Agim Buci dhe mbeti e plagosur bashkëshortja e tij Merita Buci.  Forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me RENEA-n dhe forcat zjarrfikëse po vijojnë kërkimet me mjete speciale të kërkimit në lumin e Tërkuzit tek ura e “Zgafnorit” në Njësinë Administrative Zall-herr.

Në vendin ku autori ka deklaruar se ka hedhur armën, me fadroma është devijuar lumi dhe me motopompa po punohet për heqjen e ujit. Vendi ku dyshohet se autori ka hedhur armën është në afërsi të vendit ku u gjetën edhe provat e tjera materiale. Kërkimet do vijojnë përgjatë shtratit të lumit në zonën ku u gjetën provat e tjera materiale. Një ditë më parë, policia zbardhi ngjarjen duke arrestuar dy autorët e krimit, Vladimir Kurtin dhe Rruzhdi Hoden, të cilët e pranuan ngjarjen.

Ora 21:13
Policia devijon lumin e Tiranës për të gjetur armën e vrasjes në Kamzë
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

    Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral