Ish-deputetja e PD-së Orjola Pampuri teksa shprehu ngushëllimet për familjen e Ramazan Hasalliut, i cili u vra sot si pasojë e sulmeve në Kavajë tha, që kjo ngjarje tregon se jeta e qytetarëve nuk është e sigurtë as te dyqani i lagjes.
"Shqipëria vendi, ku jeta e një qytetari nuk është e sigurtë as tek dyqani i lagjes. Sa herë në Shqipëri ka ngjarje të renda, përplasje bandash, apo viktima si Ramazani i ndjerë sot në Kavajë, tronditja dhe pasiguria janë ndjesitë më të forta që na përfshijnë.
Por bilanci i luftës në Kavajë sot, me 1 viktimë të pafajshme, që po blinte bukën e familjes në dyqanin e lagjes dhe me disa të plagosur, është revoltues. Ai provon sa të pasigurtë jemi ne, familjaret tanë, fëmijët tanë, kur qeveria heq dorë nga puna e saj dhe bëhet ortake me krimin për të ruajtur karrigen e paligjshme.
Krimi i sotëm me një viktime të pafajshme mund të mos kishte ndodhur, nëse qeveria, ministri i brendshem dhe policia nuk do të ishin të përqëndruar të godasin kundërshtaret politikë, të bëjnë terror nëpër qytete, por të parandalonin krimet dhe të vendosnin rregull.
Duke u shprehur ngushëllime të sinqerta familjarëve të Ramazanit të ndjerë, shpreh bindjen se e vetmja mënyrë për të shpëtuar veten dhe vendin nga kjo pasiguri si në kohë lufte, është të largojmë këtë qeveri."- shkroi Pampuri në rrjetin social Facebook.
Lajmi kryesor:
Lufta në Kavajë, Presidenti: Të rritet gatishmëria e policisë për të garantuar sigurinë
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 649
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në hetim për CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA, Monika Kryemadhi dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë për masën 'Detyrim paraqitje' të vendosur nga GJKKO
20 Janar, 15:01
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Mero Baze: Lista e përbashkët e opozitës së re, si shenjë serioziteti opozitar
19 Janar, 07:07
-
Namir Lapardhaja: Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
18 Janar, 20:46
-
Manipulime në zgjedhjet në degën nr.2 në PD, Çollaku: Shqetësim edhe për procesin e primareve! Meta s’mund të jetë në listën tonë, është i majtë
17 Janar, 16:06
-
Meta kërkon lirimin nga qelia, avokati rekurs në Gjykatën e Lartë: Jemi në prag fushate, s’ka prova për ta mbajtur në burg
17 Janar, 11:59
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46
-
Ish numri 2 i Metës gati të bashkëpunojë me Ramën, Braimllari për Report Tv: Dua të jap angazhimin tim për zgjedhjet e 11 majit! S'kam problem ta nis si 19 vite më parë
13 Janar, 13:32
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Meta intervistë nga qelia nr. 5: Arrestimi im mafioz dhe banditesk, i pari i mora unë në pyetje prokurorët e SPAK! Izolimi në 12 m2 s’më pengon të kandidoj
8 Janar, 19:46
-
Mero Baze: Si politikanët shqiptarë po ia lehtësojnë punën SPAK me gënjeshtrat e tyre
7 Janar, 21:52