GREQI- Në 3 minuta u zhvillua përleshja 2 vëllezëve shqiptarë me 3 oficerët grekë dhe gjithçka ka shkak vjedhjen e rrjetave të peshkatarëve. Familjarët e vëllezërve të vrarë, Melsi dhe Klevis Çollaku thanë se banorët e fshatit Suec të Devollit, u vranë në tokën greke dhe se trupat nuk ishin pastuar në morg.
Ministri i Brendshëm grek tha se “e gjithë Greqia është me familjen e policit të vrarë”, ndërsa Sindikata e policisë së Janinës shfaq shqetësimin për gjendjen e rënduar të kriminalitetit në kufi. Bashkëshortja e njërit prej vëllezërve tentoi t’i vinte flakën vetes, aty rreth orës 13.50, kur trupat e tyre të pajetë u sollën në shtëpi, ndërsa ceremonia dhe varrimi do të kryhen sot.
Familjarët kanë thënë se nuk e njohin të vërtetën për ngjarjen dhe se policia shqiptare u kishte thënë se në kasollen në fshatin Vrontero ishte vrarë vetëm njëri nga vëllezërit, ndërsa vëllai tjetër e kishte marrë në supe viktimën deri në territorin shqiptar. Policia e Shtetit, zyrtarisht mohon se nuk i ka njoftuar familjarët për 2 vdekje dhe shton se ngjarja ka ndodhur “Në rajonin e Piramidës 19, rreth 3 km në brendësi të tokës greke”.
Familarët pretendojnë se policia greke e ka ndjekur për ta vrarë pas përleshjes. Ata insistojnë se nuk janë trafikantë, por kaluan kufirin për bukën e gojës. Të dy vëllezërit ishin të martuar dhe kishin nga 2 fëmijë të mitur secili.
Policia greke thotë se shqiptarët u pikasën në një luginë, prapa kasolles së improvizuar dhe atje u zbulua një varkë e fshehur në kallamishte, brenda së cilës u gjetën dy karrikatore me fishekë kallashnikovi e një radio portative. Policia greke tha dje se ngjarja ndodhi në orën 00;45 duke u gdhirë e diel, në piramidën 1920, pranë liqenit të Prespës së Vogël, në Vrondero, që e quajnë si pikën e mallkuar për 3 dekada.
Oficeri 43-vjeçar, Kosteni Elias, babai i një vajzë 12-vjeçare nuk kishte veshur me antiplumb për shkak të peshës dhe bashkë me 2 kolegë iu afruan barakës me kamerat termike dhe të armatosur me armë MP5, gjysmëautomatike dhe G3.
Patrulla e la automjetin në rrugë dhe përshkoi në këmbë për rreth 45 minuta, në temperaturat -10 gradë derisa vuri re një kasolle rreth 2 km larg liqenit të Prespës, kasolle që shpesh sipas policisë, përdoret nga trafikantët e emigrantëve të paligjshëm apo trafikantët e drogës. Kosteni e një tjetër shkuan të kontrollonin kasollen, ndërsa i treti qëndroi më pas, për t’iu mbuluar krahët. Kosteni afrohet me elektrik dore, kur njëri nga shqiptarët e dalloi dhe bërtiti në shqip “policia”, duke qëlluar menjëherë me kallashnikov.
Plumbat plagosën policin 43- vjeçar Ilia Kosteni dhe pas kësaj polici i tretë që ndodhej jashtë kasolles hapi zjarr mbi njërin nga shqiptarët duke e plagosur për vdekje. Tjetri mori armën e të vëllait dhe vijoi të qëllojë mbi policinë, por mbeti i vdekur. Presidenti i sindikatës së policisë në Follorinë, Xhoni Mouratidis tha se janë shënuar incidente të ngjashme me shqiptarët e armatosur në kufi dhe se ministria i ka lënë rojet kufitare pa pajisje.
Shkrimi u publikua sot (10.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com