Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e mbrëmjes të së enjtes në lagjen “Erdogan” në Laç ku mbeti i vrarë Ilir Gjini, rreth 40 vjeç.

Sipas burimeve, viktima që njihej gjithashtu me 3 mbiemra të tjerë, Kokaj, Lika e Nure, është qëlluar me shtatë plumba. Policia ka arritur të identifikojë dhe shpallë në kërkim autorin e dyshuar, Emiljano Suti. Ai ka hapur zjarr menjëherë pasi 40-vjeçari kishte parkuar automjetin e tij, ndërsa ai po i drejtohej hyrjes së pallatit ku banonte. Edhe pse ka tentuar të largohet, Gjini është ndjekur dhe qëlluar sërish pranë hyrjes së godinës. Sipas të dhënave, viktima dhe autori banonin në të njëjtën lagje.

Ai ndërroi jetë gjatë transportimit në spital pasi nuk u mbijetoi plagëve të marra.

Viktima ishte me origjinë nga Miloti dhe banonte në Laç. E kaluara e tij mbetet ende objekt verifikimi nga hetuesit.

Dyshimet e para lidhen me qëndrimin e tij jashtë vendit, ndërsa ekspertët po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e motiveve të këtij atentati.

Lajm në përditësim...