Ylber Luli dhe foto nga vendi i ngjarjes
Report Tv ka siguruar foton e 24-vjeçarit që u vra nga një bashkëmoshatar pas një sherri në Shkodër. I riu humbi jetën në spital pas plagëve të marra, ndërkohë autori ra në prangat e policisë.
Sipas informacioneve viktima ka jetuar disa kohë në Skoci dhe pas kthimit në Shqipëri ishte i angazhuar në sektorin e turizmit në qytet dhe punonte si udhërrëfyes turistik.
Ylber Luli gjithashtu më herët është marrë edhe me sport. Në 2019-ën zuri vendin e dytë në kampionatin ndërkombtar "Albania Open" në sportin e Brazilian Jiu-Jitsu.
Lajmi kryesor:
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçari vritet në derën e shtëpisë, plagoset i ati! Në pranga autori, shkoi për tu sqaruar pas sherrit në lokal (EMRAT+VIDEO)
LAJMET MË TË VLERËSUARA









